Futboll

Publikohet lista e Kosovës për miqësoret, prezantohen emra të rinj

Trajneri i Kosovës, Franco Foda ka publikuar listën për ndeshjet miqësore me Çekinë dhe Andorrën.

Në listë janë prezantuar edhe emra të rinj si: Dardan Shabanhaxhaj, Rilind Nivokazi e Valmir Matoshi, teksa është kthyer Bersant Celina, transmeton albinfo.ch.

Në listë mungojnë lojtarë të rëndësishëm, duke përfshirë Vedat Muriqin dhe Amir Rrahmanin.