Shkurt.ch
Edhe një rrëshqitje nga e djathta e elektoratit zviceran
Barometri politik i prezantuar të mëkurën, i treti i realizuar për këtë vit, para ka treguar një trend të “rreshqitjes” nga e djathta të elktoratit zviceran, pak para zgjehdjeve nacionale të tetorit.
Sondazhin e ka realizuar instituti Gfs Bern me porosi të SRG SSR.
Sipas këtij barometri, po të mbaheshin zgjedhjet në fund të gushtit, partitë si SVP/UDC dhe FDP/PLR do të dilnin me një përqindje të shtuar të votave, ndryshe nga partitë e qendrës si CVP/PDC, BDP dhe GLP të cilat kanë një rënie të theksuar.
SVP/UDC, partia që ka më së shumti elektorat, në bazë të këtij barometri do të mbërrinte në 28% nga 26.1% sa i ka pasur në barometrin e bërë në muajin qershor. Ndërsa FDP/PLR, po të votohej në fund të gushtit të këtij viti do të kishte 16.9 të votave të elektoratit zviceran. Në të vërtetë, FDP-ja në barometrin e qershorit kishte arritur në 17.1% por gjatë tërë vitit ka pasur një trend rritjeje në krahsim me rezultatin e arritur në zgjedhjet e kaluara.
Partia Socialdemokrate (SP/PS) në këtë barometër ka mbetur me forcë të pandryshuar në krahasim me muajin qershor, kur kishte shënuar një ngritje të vogël, gjegjësisht kishte mbërritur në 19.3% të votave të elektoratit zviceran.
CVP/PDC sipas barometrit do të shënonte edhe një rënie, nga 11.5% sa i ka pasur në qershor, ajo do të binte në 11.1%. BDP nga 4.4% bie në 4.2% dhe GLP nga 4.8% në 4.4%. Partia e Gjelbër, nëse rezultatet e barometrit dalin të sakta do ta ruajë fuqinë e saj që e kishte në qershor. Të dy herët ajo është ngjitur në 7.4% .
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













