Fotolajmi
Refugjatët ia mësyejnë Austrisë
Mijëra refugjatë ia kanë mësyrë Austrisë pas njoftimit se do të pranojë kërkesat për azil, siç bëri Gjermania në fillim të javës.
Keqësimi i motit e ka vështirësuar udhëtimin e tyre përmes Ballkanit Perëndimor, e pastaj në Hungari për të kaluar drejt Evropës Perëndimore, raporton VoA, përcjell albinfo.ch. Evropa është bërë dëshmitare e vërshimit më të madh të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore.
Emigrantët dhe refugjatët vazhduan edhe sot udhëtimin e tyre drejt Evropës Perëndimore nga Röszke e Hungarisë, me gjithë vështirësitë dhe shiun e vazhdueshëm.
Të mbështjellë me batanie dhe mushama, grupe të vogla njerëzish ecnin përgjatë hekurudhës me shpresën për të gjetur një jetë më të mirë në vende si Gjermania dhe Austria.
Më shumë se 300.000 njerëz kanë kaluar në Evropë nga deti këtë vit dhe më shumë se 2.600 kanë vdekur gjatë udhëtimit. Shumë prej të ardhurve janë refugjatë nga lufta civile në Siri, që ka hyrë në vitin e saj të pestë.
Por sirianët nuk janë të vetmit që bëjnë rrugën e Ballkanit, për të shkuar në Hungari e për të dalë pastaj në Perëndim.
Moti është keqësuar dhe kjo e ka vështirësuar udhëtimin, pavarësisht nga përpjekjet e organizatave humanitare për të ndihmuar.
Numri i emigrantëve që kalojnë kufijtë gjatë natës për të hyrë në Austri dhe Hungari ka shënuar një rekord të ri për këto dy vende, të cilat ndodhen në frontin e krizës së refugjatëve.
Rreth 3.700 njerëz vërshuan kufirin nga Hungaria në Austri të enjten, tha një zëdhënës i policisë.
Në qytetin lindor austriak Nickelsdorf mijëra refugjatë presin trenat për në Vjenë dhe më tej për në Gjermani e vende të tjera.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane Java e ardhshme do të jetë me stuhi. Erëra të forta po fryjnë mbi Zvicër. Qeveria... -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër













