Kosova
Kosovë: Subvencionimi i linjave ajrore nga mërgata, aviokompanitë përfitojnë deri në 6 euro për pasagjer
Nga 1 qershori do të nisë zbatimi i programit të Qeverisë së Kosovës për subvencionimin e aviokompanive që sjellin mërgimtarë në vend gjatë sezonit veror. Sipas një dokumenti të siguruar nga Koha prej Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, kompanitë ajrore do të përfitojnë nga 3 deri në 6 euro për secilin pasagjer.
Programi përfshin linjat ajrore që operojnë nga Zvicra, Gjermania, Austria, Turqia, Belgjika, Franca, Suedia, Finlanda, Norvegjia dhe Danimarka. Për t’u bërë pjesë e skemës, kompanitë duhet të dorëzojnë orarin e planifikuar të fluturimeve.
Subvencionet do të ndahen pas përfundimit të sezonit veror të aviacionit, më 24 tetor, dhe bazohen në tri kritere kryesore. Kompanitë që realizojnë mbi 85 për qind të fluturimeve të planifikuara do të përfitojnë 3 euro për çdo pasagjer të transportuar.
Ndërsa kompanitë që shtojnë fluturime përtej planit bazë dhe arrijnë mbushje mbi 80 për qind të vendeve në avion, do të marrin 6 euro për secilin pasagjer shtesë. E njëjta mbështetje financiare do të vlejë edhe për hapjen e destinacioneve të reja nga Aeroporti i Prishtinës.
Sipas autoriteteve, iniciativa synon forcimin e lidhjeve ajrore të Kosovës me vendet evropiane dhe ruajtjen e kapaciteteve të aviacionit gjatë verës.
Vendimi është miratuar pak ditë para zgjedhjeve të parakohshme të qershorit, duke nxitur reagime nga opozita, e cila ka akuzuar Qeverinë për ndikim në votën e diasporës. Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se masa është e nevojshme për të shmangur anulimin e fluturimeve si pasojë e rritjes së kostove të karburantit.
E-Diaspora
-
Lorian Hajdini, mesfushori që po projekton të ardhmen në elitën e futbollit evropian Interesimi nga klube si Bayern München dhe TSG Hoffenheim përfaqëson një konfirmim të kapaciteteve të tij... -
Granit Xhaka hyn edhe në botën e filmit -
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» -
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane?
Jeta në Zvicër
-
Kompani zvicerane akuzohen nga SHBA për pastrim të parave nga nafta iraniane SHBA-të kanë akuzuar disa kompani zvicerane se janë të përfshira në një rrjet që ndihmon Iranin... -
Dyshime për vdekjen e një foshnjeje në Zvicër nga qumështi i kontaminuar -
Xhaka e Shaqiri në mesin e milionerëve të rinj në Zvicër -
Lumenjtë dhe liqenet zvicerane morën 43 jetë vitin e kaluar -
Miu zviceran me inteligjencë artificiale synon të zëvendësojë testimin në kafshë të gjalla












