Muzikë
Ansambli “Trojet” nga Zvicra përfaqëson shqiptarët e Evropës në festivalin e madh shqiptar në SHBA
Ansambli nga Winterthuri do të marrë pjesë në Detroit në aktivitetin kushtuar Vitit të Lahutës, duke promovuar kulturën, traditat dhe identitetin shqiptar para diasporës në Amerikë.
Ansambli “Trojet” nga Winterthuri i Zvicrës është përzgjedhur të përfaqësojë shqiptarët e Evropës në Festivalin Shqiptar kushtuar Vitit të Lahutës, i cili do të mbahet në Detroit, Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Përfaqësuesit e ansamblit e kanë cilësuar këtë si një moment të veçantë dhe një vlerësim të rëndësishëm për punën shumëvjeçare në ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare në diasporë.
Kjo do të jetë hera e dytë që Ansambli “Trojet” ngjitet në skenat amerikane, duke sjellë para bashkatdhetarëve këngët, vallet dhe traditat e trevave shqiptare.
Në festival, ansambli do të prezantohet me një program të pasur artistik, ku do të përfshihen këngë kreshnike dhe epike të interpretuara nga lahutari Baca Shaq, performanca artistike nga Marisa Murtezi, si dhe valle tradicionale të përgatitura nga koreografja Suzana Drenica.
Pjesë e rëndësishme e prezantimit do të jetë edhe kostumografia tradicionale shqiptare, me veshje që përfaqësojnë treva të ndryshme etnike shqiptare.
Delegacioni i Ansamblit “Trojet” përbëhet nga 18 anëtarë artistikë dhe organizativë, të cilët do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të rëndësishme të diasporës shqiptare në Amerikë.
Organizatorët theksojnë se pjesëmarrja në këtë festival është një mision kulturor që synon promovimin e identitetit kombëtar, ruajtjen e traditave dhe forcimin e lidhjeve të diasporës me rrënjët shqiptare.
Festivali në Detroit pritet të mbledhë mijëra shqiptarë nga SHBA-ja dhe vende të tjera, duke u shndërruar në një festë të madhe të kulturës dhe trashëgimisë shqiptare./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Koncerti “ARIADITA” në Washington: një mbrëmje muzikore që bashkoi kultura dhe emocione Pianistet Ariane Haering dhe Ardita Statovci sollën një program me katër duar që u prit me... -
Kroaci
Kroaci: Kosova prezantohet me këngë e valle tradicionale në manifestimin e Varazhdinit -
Zvicër
Shqiptar apo zviceran? Një brez mes rrënjëve dhe integrimit -
Vesa Doli, violistja shqiptare që po përfaqëson Kosovën në skenat ndërkombëtare -
Amerikë
Eliza Dushku nderohet me doktoratë “Honoris Causa”
Jeta në Zvicër
-
Një bazilikë në Zvicër ruan një instrument muzikor mbi 600-vjeçar Organoja mesjetare e Bazilikës Valère në qytetin e Sionit konsiderohet ndër më të vjetrat në botë... -
Zvicër
Tulipanët mbulojnë çdo pranverë qytetin zviceran të Morgesit -
Zvicër
Shqiptar apo zviceran? Një brez mes rrënjëve dhe integrimit -
Parlamenti zviceran në sesion veror: debat i nxehtë për financimin e 13-të të pensionit AHV -
Në Bülach u shënua 621-vjetori i lindjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut












