Kosova
Fillon hetimi: Persona nga diaspora fotografuan votën
Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë paralajmëruar se këto veprime do të trajtohen dhe secili prej tyre do të mbahet përgjegjës për veprimet
Prokuroi i Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se kanë pranuar informacione se disa qytetarë, kryesisht nga diaspora, gjatë procesit të votimit me postë kanë fotografuar dhe incizuar votën e tyre dhe të njëjtën e kanë postuar nëpër rrjete sociale, transmeton albinfo.ch.
Në një njoftim të Prokurorisë thuhet se pas pranimit të këtyre informatave Prokurori i Shtetit së bashku me Policinë e Kosovës kanë identifikuar disa persona, të cilët kanë kryer veprime të tilla dhe janë në proces të verifikimit dhe trajtimit të të gjitha postimeve eventuale.
Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë paralajmëruar se këto veprime do të trajtohen dhe secili prej tyre do të mbahet përgjegjës për veprimet.
Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë ftuar qytetarët, të cilët e shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit, të jenë të kujdesshëm që vota e tyre në asnjë formë të mos bëhet publike.
Për këtë është diskutuar në takimin që koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula dhe menaxheri i projektit strategjik “Mbrojtja e votës”, Besim Kusari, kanë zhvilluar me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Policisë, Fehmi Hoti, Florie Hajran nga Departamenti i hetimeve nga Policia e Kosovës dhe drejtorin e Departamentit të rendit publik në Polici Arbnesh Ajvazi.
Në këtë takim thuhet se është diskutuar edhe për planifikimin, vlerësimin dhe angazhimin e Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si dhe për bashkërendimin dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta. “Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula, informoi se tashmë janë të caktuar ekipet kujdestare nga prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në këto zgjedhje. Nga ana tjetër edhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Fehmi Hoti theksoi se edhe Policia e Kosovës ka caktuar ekipet kujdestare policore, të cilët do të kujdesen të ofrojnë siguri dhe mbarëvajtje të procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: 15 aksidente fatale uji në një muaj Ndërsa shifrat janë ende nën ato të viteve 2022 dhe 2023, ato janë tashmë mbi ato... -
Ish-politikani i SVP-së akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 40 herë: Pritet dënim i përjetshëm -
Zvicër: Shtatëmbëdhjetë gra tashmë viktima të femicidit -
Turisti zviceran sulmohet nga një peshk në Itali, përfundon në spital me plagë të rënda -
Pishinat publike në Bazel ndalojnë hyrjen për dhjetëra shtetas francezë













