albinfo.ch
Integrimi
Përkujtojnë Rinorin
Ishin mbledhur të dielën për të përkujtuar shokun e tyre, Rinor Rrecaj, i cili në Brunnen, kantoni Schwyz, në natën e të enjtes ishte aksidentuar për vdekje me motoçikletën e tij.
Shokët e Rinorit kanë organizuar një parakalim të zisë me motorët e tyre në shenjë përkujtimi në vendin ku kishte ndodhur aksidenti fatal.
”Për Rinin”, e kishin quajtur parakalimin e së dielës shokët e Rinorit.
I riu shqiptar, ngasës i motoçikletës, pasi ka hyrë në kahun e gabuar të rrugës, ka humbur kontrollin mbi motorin e tij dhe është përplasur me një makinë transportuese në afërsi të stacionit hekurudhor të qytetit.
Me këtë rast i riu ka marrë plagë të rënda dhe përkundër ndërhyrjes së shpejtë të ndihmës së parë, ka ndërruar jetë.
Rrecaj ishte me origjinë nga Llausha e Drenicës, ndërsa ka jetuar me familjen në Lucern të Zvicrës. Rrecaj sapo kishte përfunduar shërbimin ushtarak.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën



















