Kosova

Rriten çmimet e pronave të banimit në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se çmimet e pronave të banimit në tremujorin e parë të vitit 2026 janë rritur për 5.3 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Sipas Indeksit të Çmimeve të Pronave të Banimit të publikuar nga kjo agjenci, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2025 çmimet e pronave të banimit shënuan rritje prej 2.4 për qind.

Sipas ASK-së në rajonin e Prishtinës, çmimet e pronave të banimit u rritën me 1.4 për qind në tremujorin e parë të vitit 2026, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, transmeton albinfo.ch.

Ndërsa në rajonet e tjera të vendit, çmimet e pronave të banimit u rritën për 12.3 për qind në tremujorin e parë 2026, krahasuar me tremujorin e parë 2025.