Kosova
Ambasada amerikane kujton hapjen e zyrës së parë zyrtare të SHBA-së në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka rikujtuar një moment të rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së, duke shënuar përvjetorin e hapjes së Zyrës së Shërbimit Informativ Amerikan në Prishtinë në qershor të vitit 1996, përcjell albinfo.ch.
Përmes një postimi publik, Ambasada theksoi se kjo zyrë përfaqësonte praninë e parë zyrtare amerikane në Kosovë, disa vite para luftës, duke e cilësuar atë si fillimin e një partneriteti të qëndrueshëm mes dy vendeve.
“Shtetet e Bashkuara hapën një Zyrë të Shërbimit Informativ në Prishtinë, duke shënuar praninë e parë zyrtare amerikane në Kosovë. Ishte një hap i vogël që më vonë do të shndërrohej në një partneritet të fuqishëm”, thuhet në mesazhin e Ambasadës.
Përmes këtij rikujtimi, Ambasada Amerikane vuri në pah rrugëtimin e marrëdhënieve SHBA–Kosovë, të cilat ndër vite janë zhvilluar në një partneritet të ngushtë politik, diplomatik dhe strategjik.
Postimi u shoqërua me mesazhe që nënvizojnë miqësinë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë Edicioni i dytë i Marshit për Drejtësi mbahet më 30 gusht në Gjenevë, në Ditën Ndërkombëtare... -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
AI po ndryshon tregun e punës në Zvicër, përvoja me inteligjencën artificiale po bëhet kusht për punësim Inteligjenca artificiale (AI) po ndryshon me ritme të shpejta tregun e punës në Zvicër, ndërsa njohuritë... -
Zvicër: Rikthehet debati për nënat surrogate -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor













