Lajme
Zvicra do të zbatojë rregullat e reja të BE-së për kthimin e migrantëve
Qendrat e kthimit jashtë Evropës dhe procedurat më të ashpra të deportimit pritet të hyjnë në fuqi edhe në Zvicër përmes marrëveshjeve Schengen/Dublin
Zvicra do të preket nga rregullat e reja të Bashkimit Evropian për migracionin, të cilat parashohin mundësinë e dërgimit të migrantëve me kërkesa të refuzuara për azil në qendra kthimi jashtë territorit evropian. Ndryshimet janë pjesë e reformës së re evropiane për migracionin dhe azilin, e cila nis zbatimin gjatë këtij muaji, transmeton albinfo.ch.
Sipas marrëveshjes së arritur mes institucioneve të BE-së, shtetet do të kenë mundësi të krijojnë të ashtuquajturat “return hubs” ose qendra kthimi në vende të treta, ku migrantët pa të drejtë qëndrimi mund të transferohen në pritje të kthimit në vendin e origjinës ose në një shtet tjetër.
Megjithëse Zvicra nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, ajo merr pjesë në sistemin Schengen/Dublin dhe zakonisht përshtat legjislacionin e saj me zhvillimet që konsiderohen pjesë e këtij kuadri. Autoritetet zvicerane kanë konfirmuar se disa elemente të Paktit Evropian për Migracionin dhe Azilin do të zbatohen edhe në vend.
Rregullat e reja synojnë të rrisin numrin e deportimeve të personave që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Evropë. Ato parashikojnë gjithashtu procedura më të shpejta kthimi, periudha më të gjata ndalimi për personat që refuzojnë të bashkëpunojnë dhe masa shtesë për zbatimin e vendimeve të deportimit.
Megjithatë, organizatat për të drejtat e njeriut kanë ngritur shqetësime serioze, duke paralajmëruar se qendrat e kthimit jashtë Evropës mund të krijojnë probleme ligjore dhe humanitare për migrantët.
E-Diaspora
-
Sot, LUGINA’S DAY 2026: Ngjarja që bashkon komunitetin shqiptar në Zvicër Platforma mediale albinfo.ch është partner zyrtar medial i Lugina’s Day 2026... -
Florim Kadriu: “SVP po i kthen në frikë shqetësimet reale të qytetarëve” -
Përfundon votimi në përfaqësitë diplomatike, votuan 80.85% e të regjistruarve -
Mos t’i mbyllim sytë kur fëmijët kanë nevojë për ndihmë -
Gjithçka gati për “She Leads 2026″, kompanitë, agjenda dhe pjesëmarrësit presin vizitorët në panairin e biznesit dhe karrierës
Jeta në Zvicër
-
Zyra zvicerane e migracionit shkurton 100 vende pune për shkak të rënies së kërkesave për azil Sekretariati Shtetëror Zviceran për Migracionin (SEM) ka njoftuar se po shkurton 108 vende pune. Disa prej... -
Policia evakuon konviktin zviceran pas kërcënimit -
Berna ashpërson rregullat e shërbimit ushtarak -
Shifrat në aeroportet evropiane: Bien fluturimet në Zvicër, rriten në Shqipëri e Maqedoni -
Ticino mund të bëjë histori: Zvicra drejt sigurimit të parë të detyrueshëm dentar














