Lajme

Lugina’s Day 2026 bashkon diasporën shqiptare në Zvicër për mbështetjen e Luginës së Preshevës

Qindra pjesëmarrës nga Lugina e Preshevës, diaspora shqiptare, si dhe përfaqësues institucionesh, biznesesh dhe organizatash të ndryshme u mblodhën në Dietikon të Zvicrës në kuadër të aktivitetit “LUGINA’S DAY 2026”.

Ngjarja kishte për qëllim forcimin e lidhjeve ndërmjet bashkëatdhetarëve, promovimin e kulturës shqiptare dhe grumbullimin e fondeve për projekte dhe iniciativa në mbështetje të komunitetit në Luginën e Preshevës.

Gjatë gjithë ditës, të pranishmit ndoqën një program të larmishëm artistik dhe kulturor, i cili krijoi një atmosferë festive dhe ofroi aktivitete për të gjitha grupmoshat. Aktiviteti shërbeu gjithashtu si platformë për rrjetëzim dhe bashkëpunim mes anëtarëve të diasporës dhe përfaqësuesve të sektorëve të ndryshëm.

Një nga momentet më të spikatura të programit ishte performanca e grupit të njohur muzikor Elita 5. Me interpretimin e këngëve të tyre më të njohura, grupi elektrizoi atmosferën dhe u prit me entuziazëm nga publiku.

Si partner medial i aktivitetit, albinfo.ch përcolli nga afër zhvillimet e kësaj ngjarjeje, duke sjellë kronikën dhe momentet më të veçanta përmes fotografive të realizuara nga Genti Mersinaj.

Foto: Genti Mersinaj / albinfo.ch.