Lajme
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman
Shqiptari nga Kosova përzgjidhet në programin prestigjioz “Jugend und Parlament”, duke përfaqësuar të rinjtë në zemër të politikës gjermane.
Një tjetër histori suksesi e një të riu shqiptar po shkruhet në Gjermani. Adrian Simnica, me prejardhje nga Kosova, është përzgjedhur si pjesëmarrës në programin prestigjioz “Jugend und Parlament” (Rinia dhe Parlamenti), i cili organizohet në Berlin dhe u mundëson të rinjve të njihen nga afër me proceset vendimmarrëse politike në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Pjesëmarrja në këtë program konsiderohet një privilegj i veçantë, pasi mbledh të rinjtë më të angazhuar dhe më premtues nga vende dhe komunitete të ndryshme, duke u ofruar atyre mundësinë të simulojnë punën parlamentare dhe të kontribuojnë me idetë e tyre në diskutime me rëndësi politike dhe shoqërore.
Për Adrian Simnicën, kjo përvojë përfaqëson një hap të rëndësishëm në angazhimin e tij publik dhe qytetar. Ai pati mundësinë të mbajë edhe një fjalim në Bundestagun Gjerman, duke përcjellë mesazhe për rolin dhe potencialin e brezit të ri në shoqëri.
Pavarësisht moshës së re, Simnica tashmë mban disa pozita me përgjegjësi të rëndësishme shoqërore dhe politike në Nordrhein-Westfalen (NRW), një nga rajonet më të mëdha të Gjermanisë, me rreth 600 mijë banorë në zonën ku ai vepron.
“Të përfaqësosh të rinjtë në një arenë të tillë nuk është vetëm nder, por edhe një përgjegjësi e madhe për të treguar se brezi i ri ka ide, guxim dhe fuqi për të sjellë ndryshime pozitive”, është shprehur ai.
Përzgjedhja e Adrian Simnicës në këtë program prestigjioz konsiderohet një arritje e rëndësishme jo vetëm për të personalisht, por edhe për komunitetin shqiptar në Gjermani, duke dëshmuar rolin gjithnjë e më aktiv të të rinjve shqiptarë në institucionet dhe jetën publike evropiane./Albinfo.ch
https://www.facebook.com/share/v/1JcULTvRjK/?mibextid=wwXIfr

E-Diaspora
-
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit Aktorja kosovare shënon një sukses të rëndësishëm ndërkombëtar, duke u bërë përfaqësuesja e vetme nga Kosova... -
Numërimi i votave të para nga diaspora ia shton një ulëse VV-së -
KQZ vazhdon numërimin e votave në përfaqësitë diplomatike: Vetëvendosje në epërsi të thellë me 83.55% -
Ulëset aktuale në Kuvend të Kosovës pêr partitë, diaspora mund të ndryshojë numrin përfundimtar -
Aktori me origjinë shqiptare Dashmir Ristemi në rolin kryesor të filmit të ri zviceran “Von dem, was bleibt”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra miraton ligjin për falimentim personal: qytetarët e mbi-borxhuar mund të lirohen nga borxhet pas 3 vitesh Parlamenti zviceran ka miratuar një projektligj të ri që u mundëson personave të mbi-borxhuar të shpallin... -
Kriza e thellë e Cremo-s: paralajmërime se rënia e saj mund të tronditë gjithë industrinë e qumështit në Zvicër -
Aktori me origjinë shqiptare Dashmir Ristemi në rolin kryesor të filmit të ri zviceran “Von dem, was bleibt” -
Parlamenti miraton vazhdimin e Swisscoy në Kosovë deri në fund të vitit 2029 -
Cilat segmente zvicrane do të preken nga kufizimet strikte gjatë Samitit të G7 që mbahet në Francë?














