Lajme

St.Gallen: “Po” Ligjit për Kujdesin ndaj Fëmijëve

Në kutitë e votimit sot ishte edhe çështja e Ligjit për Kujdesin ndaj Fëmijëve në Kantonin e St. Gallen.

Popullsia votuese në kantonin e St. Gallen pranon ligjin për kontributet për kujdesin familjar dhe shkollor plotësues ndaj fëmijëve, transmeton albinfo.ch.

Rezultati përfundimtar: 57.8 për qind thanë po, 42.2 për qind thanë jo.