Lajme

Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran

Zona është e vështirë për t’u aksesuar dhe konsiderohet e përshtatshme për masa të larta sigurie

Sipas qeverisë zvicerane, teksti i marrëveshjes midis Iranit dhe SHBA-së do të nënshkruhet të premten në Bürgenstock, pranë qytetit Lucernë.

Ceremonia për nënshkrimin e memorandumit do të zhvillohet në një hotel luksoz në kompleksin Bürgenstock Resort, i cili ndodhet në një mal me pamje nga Liqeni i Lucernës.

Zona është e vështirë për t’u aksesuar dhe konsiderohet e përshtatshme për masa të larta sigurie, transmeton albinfo.ch.

Ministria e Jashtme e Zvicrës tha për AFP se vendndodhja e takimit është propozuar nga ndërmjetësues nga Pakistani dhe Katari, si dhe është dakorduar nga SHBA dhe Irani.