Kosova
NATO paralajmëron zvogëlimin e trupave në Kosovë, Rutte: Ky është lajm i mirë
Shefi i Aleancës thotë se përmirësimi i situatës së sigurisë ka krijuar kushtet për reduktimin gradual të pranisë së KFOR-it
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se zvogëlimi i pranisë së trupave të KFOR-it në Kosovë është një zhvillim pozitiv, duke theksuar se kjo reflekton përmirësimin e situatës së sigurisë në vend, përcjell albinfo.ch.
Duke folur në Bruksel, në prag të takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, Rutte tha se gjendja e sigurisë në Kosovë ka shënuar përmirësim të vazhdueshëm gjatë vitit të kaluar.
“Kur shikojmë situatën e sigurisë në Kosovë, ajo që shohim është se në përgjithësi vitin e kaluar ajo vazhdoi të përmirësohet. Prandaj është lajm i mirë për Kosovën”, deklaroi ai.
Sipas shefit të NATO-s, Aleanca tashmë ka ndërprerë dislokimin e forcave rezervë në Kosovë, një masë që ishte vendosur pas tensioneve të viteve të fundit.
“Në janar NATO ndërpreu dislokimin e forcave rezervë në Kosovë, pas dy vitesh rotacioni të vazhdueshëm”, tha Rutte.
Ai shtoi se NATO po shqyrton vazhdimisht mënyrën më të mirë për të përshtatur praninë e saj ushtarake në terren, në përputhje me zhvillimet e sigurisë.
Aktualisht, KFOR-i numëron rreth 4,700 trupa në Kosovë, por sipas Rutte, synimi është që numri i tyre të rikthehet në nivelet para vitit 2023.
“Në të ardhmen, KFOR-i pritet të ketë mes 3,000 dhe 3,500 trupa. Kjo reflekton situatën e përmirësuar të sigurisë”, theksoi ai.
Deklaratat e Rutte vijnë vetëm pak ditë pasi komandanti i forcave të NATO-s për Evropën, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, paralajmëroi një “optimizim” të misionit të KFOR-it në Kosovë.
Megjithatë, NATO ka bërë të qartë se, pavarësisht reduktimit të mundshëm të trupave, KFOR-i do të vazhdojë të mbetet i përkushtuar ndaj mandatit të tij për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Përfundon numërimi i votave me postë, LVV dominon me gati 73 për qind të mbështetjes Votat e diasporës i shtojnë pesë mandate Vetëvendosjes, ndërsa procesi zgjedhor vazhdon me numërimin e votave... -
Gjithçka gati për edicionin jubilar të Alba Festival 2026 – Festivali më i madh shqiptar në Evropë -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja
Jeta në Zvicër
-
SBB njofton udhëtarët se cilët trena nuk kanë klimë Vala e të nxehtit në Zvicër, aplikacioni i SBB tregon trenat pa ajër të kondicionuar... -
Nga viti 2032, kompanitë zvicerane nuk do të kontrollojnë më barazinë e pagave -
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet












