Botërori 2026
Rekordi i zi i Turqisë
Nuk mjaftuan 62 gjuajtjet në total, nga të cilat 7 me kokë, 17 me të majtën dhe 38 me të djathtën për Yildiz dhe të tjerët për të gjetur të paktën 1 herë rrugën e rrjetës; një rekord ky që hyn në historinë e një botërori
‘Në 35 vjet karrierë nuk kisha parë kurrë një gjë të tillë’ ishin fjalët e thëna nga Vincenzo Montella pas humbjes 1:0 me Paraguain që vulosi eliminimin e Turqisë në Botëror me këtë të fundit që nuk ka shënuar asnjë gol në dy ndeshjet e para.
Nuk mjaftuan 62 gjuajtjet në total, nga të cilat 7 me kokë, 17 me të majtën dhe 38 me të djathtën për Yildiz dhe të tjerët për të gjetur të paktën 1 herë rrugën e rrjetës; një rekord ky që hyn në historinë e një botërori. Asnjë skuadër, që nga 1966 e deri më sot nuk kishte bërë kaq shumë gjuajtje në 180 minuta lojë pa shënuar qoftë edhe një gol të vetëm, transmeton albinfo.ch.
Duke hyrë më në detaj; vetëm në ndeshjen me Paraguain, Turqia kreu 32 herë nga të cilat vetëm 5 ishin brenda kuadratit të portës. Ndërsa ndaj Australisë, konkluzionet totale ishin 30, nga të cilat 8 në drejtim të portës.
‘Kemi bërë 65 gjuajtje në 2 ndeshje dhe nuk arritëm të shënonim asnjëherë, një gjë e tillë ndodh një herë në 50 ndeshje. Fati nuk ishte në anën tonë”, tha Montella.
Shifra 0 në kolonën e golave të shënuar nuk mund të shpjegohet duke parë edhe talentin që është në dispozicion aq sa një nga liderët e skuadrës si Arda Guler i kërkoi ndjesë të gjithë kombit.
‘Duam të kërkojmë ndjesë, na vjen turp. Në 180 minuta nuk shënuam asnjë herë është e papranueshme-ishin fjalët e ashpra të yllit të Realit të Madridit. Tani për Turqinë bëhet e vështirë të lërë shpejt pas krahëve zhgënjimin e këtij botërori.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër











