Lajme
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz
“Sukseset e kësaj parti në qeverisjen e Grazit, transparenca ndaj qytetarit, me kanë shtyrë që të jam edhe unë pjesë e saj”, ka thënë Ramadani për albinfo.at.
Në zgjedhjet komunale që do të mbahen me 28 qershor 2026 në Graz të Austrisë, shqiptarja Mikerem Ramadani, ka shpallur kandidaturën e saj nga partia “KPÖ” (Partia Komuniste e Austrisë) për Këshillin Komunal.
E lindur në Prishtinë, por që mbi 30 vite jeton në Austri, Miki siç njihet ndryshe, është e martuar, nënë e dy fëmijëve dhe udhëheq një biznes me ushqime të ndryshme në qytetin e Grazit.
Me politikë Miki merret që nga viti 2019, ndërkohë si anëtare e e Partisë Komuniste është angazhuar nga ky vit.
“Partia “KPÖ” (Kommunistische Partei Österreichs) dhe kryetarja e Bashkisë së Grazit, Elke Kahr, prej pesë vitesh udhëheqin Grazin. Qytetarët e kësaj Bashkie e dinë shumë mirë për punët e mira dhe të suksesshme që kjo parti ka bërë për këtë qytet. Partia Komuniste në Austri në planin e saj e vendos njeriun në qendër, ndihmon shtresat me të ardhura të vogla, ndan buxhet enkas për studentë, financon në ndërtimin e banesave shtetërore në mënyrë që qiratë për qytetarin të janë me çmime të volitshme, financon dhe ndihmon në sistemin e shëndetësisë. Me fjalë të tjera nuk ka fare të bëj me sistemin e regjimeve komuniste, por ka arritje të shkëlqyera në të gjitha fushat. Mu për këtë, kjo parti është favorite për të fituar edhe një mandat qeveritar në Graz. Sukseset e kësaj parti, transparenca ndaj qytetarit, me kanë shtyrë që të jam edhe unë pjesë e saj”, ka thënë Ramadani për albinfo.at.
Mikerem Ramadani është pjesë e listës KPÖ me numër 35, ndërkohë, kërkon nga komuniteti shqiptarë që të angazhohen më shumë në politikë pasi që sipas saj ata jetojnë këtu dhe janë taksapagues të këtij shteti.
Në Graz sipas saj jetojnë afërsisht 8,000–12,000 shqiptarë (nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut etj.). Komuniteti shqiptar konsiderohet ndër më të mëdhenjtë në qytet, ndërkohë jo zyrtarisht mëndohet se me të drejtë vote kanë rreth 5.000 – 6.000 votues shqiptarë. Ajo kërkon voten nga komuniteti shqiptarë në Graz.
“Shqiptarët duhet të më votojnë së pari se jam shqiptare. Jam nënë dhe grua familjare,e angazhuar maksimalisht në punë dhe në aktivitete ku përfaqësohemi ne si komunitet. Unë kam ndērtu raporte ndër vite me komunitetin tonë ndër vite dhe mendoj se komuniteti në Graz njeh aftësitë dhe çfarë jam në gjendje të bëj për të mirën e qytetarëve në diasporë. Komunitetet tjera zgjedhin përfaqësuesit e tyre kudo nëpër Këshille Komunale apo Parlament, e pse edhe ne mos të kemi përfaqësuesit tonë politik!”, shton ajo.
Mesazhi i Mikit drejtuar komunitetit shqiptarë është:
“Vota e secilit nga ju, është vlerë për mua dhe mesazh se si ndihmohet dhe përkrahet femra shqiptare, Ju kisha lutur komunitetit tonë të dalin në zgjedhje këtë ditë sepse është shumë e rëndësishme, duhet të ndërtojmë edhe ne strukturat tona dhe ti’ kërkojmë të drejtat që na takojnë ligjërisht”, ka thënë ajo për albinfo.at.
Ndryshe, Miki Ramadani prej vitesh është aktive në ruajtje të trashëgimisë kulturore artistike duke qenë njëherë si kryetare e shoqatës “Rinia” kurse aktualisht është kryetare e shoqatës “Troja”. Aktivitetet e shumta flasin mjaftueshëm për angazhimin në kultivimin e kulturës dhe sensibelizmin e komunitetit shqiptarë në Austri.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme
Jeta në Zvicër
-
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit Kompania ajrore zvicerane zgjat pezullimin për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme, ndërsa fluturimet për... -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve











