Kosova
Në Oslo shfaqet instalacioni që nderon të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës në Kosovë
“Thinking of You” në Oslo, homazh për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë
Vepra artistike kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë u vendos pranë Qendrës Nobel për Paqe në shënim të 19 Qershorit, transmeton albinfo.ch.
Në shënim të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, në Oslo është prezantuar instalacioni artistik “Thinking of You” i artistes kosovare Alketa Xhafa Mripa, një vepër e dedikuar të mbijetuarave dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998–1999.
Instalacioni, i cili ndër vite është shndërruar në një simbol ndërkombëtar të solidaritetit dhe kujtesës, përbëhet nga qindra fustane të dhuruara nga të mbijetuar dhe mbështetës nga më shumë se 20 shtete të botës.
Veshjet, të ekspozuara në hapësirë publike, e shndërrojnë një objekt të zakonshëm në një dëshmi kolektive të kujtesës, qëndresës dhe mbështetjes për viktimat e dhunës seksuale në konflikt.
Sipas organizatorëve, instalacioni është vendosur përreth Qendrës Nobel për Paqe dhe përgjatë rrugës Torggata në Oslo, duke krijuar një hapësirë reflektimi që synon të nxisë dialogun dhe ndërgjegjësimin mbi krimet e luftës dhe pasojat e tyre afatgjata.
Në ceremoninë e inaugurimit morën fjalën drejtoresha e Qendrës Nobel për Paqe, Kjersti Fløgstad, artistja Alketa Xhafa Mripa, si dhe drejtori i Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi.
Instalacioni “Thinking of You” është bërë një nga veprat më të njohura artistike që trajton plagët e luftës në Kosovë, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm për drejtësi, dinjitet dhe solidaritet me të mbijetuarit. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë













