Shkurt.ch
Shërbimi Informativ fiton kompetenca shtesë
Ai do të ketë të drejtë për përgjimin e telefonëve, vendosjen e mikrofonëve në hapësira private dhe të ndërhyjë në kompjuterët privatë
Shërbimi Informativ i Zvicrës në të ardhmen do të fitojë mundësi shtesë për realizimin e misionit të tij. Veç tjerash, me ligjin e ri të Shërbimit Informativ, të miratuar sot nga Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ai do të ketë të drejtë për përgjimin e telefonëve, vendosjen e mikrofonëve në hapësira private dhe të ndërhyjë në kompjuterët privatë.
Duke miratuar këtë ligj, Dhoma Nacionale ka mënjanuar diferencat e fundit që ka pasur në raport e Dhomën e Kantoneve.
Me gjithë miratimin me shumicë votash nga të dyja dhomat, për të hyrë në fuqi, Ligji mbi Shërbiin Informativ do t`i nënshtrohet votës së popullit. Kanë qenë para së gjithash të gjelbrit që kanë kërkuar referendum për këtë çështje, njoftojnë mediet zvicerane.
Gjashtë vite më parë ishin vënë në diskutim ndryshimet në ligjin në fjalë. Atëbotë Qeveria pati dështuar në ndryshimin e ligjit për faktin se kundër kishte partitë si: SVP/UDC, SP/PS dhe të Gjelbrit.
Ndërkohë, SVP ndryshimin e qëndrimit të saj që e ka treguar në votimin më të ri e shpjegon me situatën e tashme kërcënuese që ndrysho nga ajo e para gjashtë viteve. Dhe konform kësaj situate, masat e shtuara të vëzhgimit janë të arsyeshme.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












