Kosova
Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra sjellin më së shumti turistë në Kosovë
ASK: Shqipëria prin për numrin e turistëve të huaj në Kosovë
Numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës ka shënuar rritje gjatë muajit maj 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), përcjell albinfo.ch.
Gjatë muajit maj, në hotele janë regjistruar gjithsej 69.081 vizitorë, prej të cilëve 25.026 ishin vizitorë vendorë, ndërsa 44.055 vizitorë të huaj.
ASK-ja bën të ditur se, krahasuar me majin e vitit 2025, kur ishin regjistruar 61.931 vizitorë, numri i përgjithshëm i vizitorëve është rritur me 11.5 për qind.
Po ashtu, numri i net-qëndrimeve arriti në 155.599, prej të cilave 88.957 ose 57.2 për qind u realizuan nga vizitorët e huaj, ndërsa 66.642 ose 42.8 për qind nga vizitorët vendorë.
Sipas ASK-së, numrin më të madh të vizitorëve të huaj e përbënin turistët nga Shqipëria, me 7.938 vizitorë. Pas tyre renditen vizitorët nga Gjermania, Turqia dhe Zvicra.
Institucioni i statistikave thekson se numri i vizitorëve të huaj është rritur me 18.1 për qind krahasuar me majin e vitit të kaluar, duke reflektuar një trend pozitiv të zhvillimit të turizmit në Kosovë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Kondicionerët shiten me ritëm rekord në Zvicër mes valës së të nxehtit Vala e zgjatur e të nxehtit ka shkaktuar rritje të jashtëzakonshme të kërkesës për kondicionerë në... -
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe -
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit












