Lajme
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj
Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve
Prindërit që punojnë ose janë në arsimim do të përfitojnë mbështetje financiare për fëmijët në çerdhe ose te familjet kujdestare, ndërsa pagesat pritet të nisin në fund të vitit 2029 ose në fillim të 2030-s, transmeton albinfo.ch.
Pas vitesh diskutimesh, Zvicra ka miratuar një ligj të ri kombëtar për financimin e kujdesit institucional për fëmijët, i cili parashikon mbështetje financiare mujore për familjet që përdorin çerdhe ose shërbime të familjeve kujdestare.
Sipas ligjit të ri, prindërit do të mund të përfitojnë nga 100 deri në 500 franga zvicerane në muaj për çdo fëmijë, varësisht nga numri i ditëve që fëmija kalon në kujdes institucional. Për fëmijët me aftësi të kufizuara, mbështetja mund të jetë edhe më e lartë, nëse kostot e kujdesit janë më të mëdha, transmeton tutje albinfo.ch.
Të drejtën për këtë ndihmë do ta kenë prindërit që janë të punësuar ose ndjekin studimet apo trajnime profesionale. Një ndër kushtet kryesore është që fëmija të kujdeset në një çerdhe ose nga një familje kujdestare në Zvicër. Kujdesi nga gjyshërit ose familjarët nuk përfshihet në këtë skemë mbështetëse.
Për të përfituar, prindërit duhet gjithashtu të plotësojnë disa kritere, përfshirë një nivel minimal të ardhurash, ndërsa fëmija duhet të ketë vendbanim në Zvicër.
Kostoja e zbatimit të ligjit vlerësohet rreth 600 milionë franga në vit, ndërsa financimi do të organizohet nga kantonet. Pagesat do të realizohen përmes fondeve të kompensimit familjar.
Megjithëse ligji është miratuar, familjet do të duhet të presin edhe disa vite. Autoritetet zvicerane duhet të përgatisin aktet nënligjore dhe kantonet të përshtatin legjislacionin e tyre, ndaj pagesat e para pritet të nisin në fund të vitit 2029 ose në fillim të vitit 2030./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së Zvicra i ka kërkuar Bashkimit Evropian fleksibilitet më të madh në funksionimin e sistemeve të kontrollit... -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri











