Lajme
Kompania zvicerane Stadler do të prodhojë 21 tramvaje për qytetin Austin në SHBA
Kontrata me operatorin texan parashikon edhe mundësinë e porositjes së 19 tramvajeve shtesë, ndërsa vlera maksimale e projektit mund të arrijë në 352 milionë dollarë
Prodhuesi zviceran i mjeteve hekurudhore Stadler ka arritur marrëveshje për furnizimin e qytetit Austin në Teksas me 21 tramvaje të tipit Citylink. Marrëveshja me operatorin Austin Transit Partnership (ATP) përfshin gjithashtu një opsion për blerjen e 19 tramvajeve të tjera.
Tramvajet e reja do të kenë kapacitet për rreth 240 pasagjerë dhe do të prodhohen në fabrikën amerikane të Stadlerit në Salt Lake City, Utah. Kompania me seli në kantonin Thurgau po zgjeron në këtë mënyrë praninë e saj në tregun amerikan të transportit publik, transmeton albinfo.ch.
Bordi drejtues i ATP-së ka autorizuar fillimisht 39 milionë dollarë për punët përgatitore të projektit. Sipas njoftimit të operatorit, vlera totale e kontratës me çmim të përcaktuar nuk duhet të tejkalojë 352 milionë dollarë.
Tramvajet do të përdoren në rrjetin e parë hekurudhor urban të Austin-it. Projekti parashikon ndërtimin e 15 stacioneve përgjatë një linje me gjatësi prej afro 16 kilometrash.
Kjo porosi vjen pak pasi Stadler inauguroi zgjerimin e fabrikës së tij në Salt Lake City, duke rritur kapacitetet prodhuese në Shtetet e Bashkuara dhe duke synuar kontrata të tjera të mëdha në sektorin amerikan të transportit.
E-Diaspora
-
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij Gjyqtarët gjithashtu urdhëruan që shtetasi kosovar, i cili banon në Gjermani, t'i nënshtrohet trajtimit spitalor dhe... -
Ambasadori i Kosovës në Bernë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së për Ditën e Pavarësisë -
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Alpet zvicerane më të prirura ndaj përmbytjeve të rënda nga sa mendohej më parë Një studim i ri zbulon se përmbytjet ekstreme në Alpet Zvicerane do të bëhen më intensive... -
Zvicra dënohet për mungesë ushqimi vegan në burg -
St. Gallen dhe Uri lëshojnë ndalime për zjarr dhe fishekzjarrë -
Ndalohet skara me qymyr në qytetin e Cyrihut -
Valisi është kantoni i Zvicrës më i ekspozuar ndaj rreziqeve të përmbytjeve











