Kosova
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029
Shteti helvetik mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Zvicra do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën edhe gjatë katër viteve të ardhshme, përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), shkruan albinfo.ch.
Sipas Kurtit, për periudhën 2026–2029 janë zotuar mbi 64 milionë franga zvicerane për projekte në Kosovë, pas mbështetjes prej 88 milionë frangash zvicerane të ofruara gjatë periudhës 2022–2025.
Kurti theksoi se Zvicra mbetet një nga mbështetëset më të mëdha të Kosovës, duke kontribuar në proceset e çlirimit, pavarësisë, zhvillimit dhe forcimit të institucioneve të vendit.
Ai vlerësoi gjithashtu rolin e diasporës shqiptare në Zvicër si një urë të rëndësishme bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve, duke shtuar se marrëdhëniet ekonomike dhe shkëmbimet tregtare po shënojnë rritje të vazhdueshme.
Sipas Kurtit, një shtysë e re për bashkëpunimin ekonomik pritet të vijë edhe pas ratifikimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë EFTA, ndërsa ai vlerësoi edhe kontributin e Zvicrës në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë./Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ambasadori i Kosovës në Bernë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së për Ditën e Pavarësisë Latifi dhe Haxhimehmeti marrin pjesë në pritjen e Ambasadës së SHBA-së në... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
SHBA
Shqiptarja që u bë komandante në Gardën Kombëtare të SHBA-së -
Gjermani
Talenti nga Kosova, Lisian Thaçi, i bashkohet Bayern Munich
Jeta në Zvicër
-
Kërkesat për azil në Zvicër ranë në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të vitit 2026, në Zvicër u paraqitën dukshëm më pak kërkesa për... -
Si mësohet demokracia zvicerane në shkollat jashtë vendit, edhe në shtetet autokratike -
Cilat shtete evropiane lejojnë vdekjen e asistuar? Franca i bashkohet listës -
ETH Zurich, universiteti që ka formësuar shkencën dhe inovacionin në Zvicër -
Dy alpinistë humbin jetën në Mont Blanc, temperaturat e larta rrisin rrezikun në Alpe













