Lajme
Aeroplani zviceran kthehet në Cyrih pak minuta pas ngritjes
Defekt teknik, aeroplani zviceran ndërpret fluturimin dhe kthehet mbrapsht
Një aeroplan i kompanisë ajrore SWISS është detyruar të ndërpresë fluturimin drejt Mumbait të premten, vetëm pak minuta pasi ishte ngritur nga Aeroporti i Cyrihut, përcjell albinfo.ch.
Fluturimi LX154, i kryer me një Airbus A330, u kthye mbrapa për shkak të një problemi teknik, pasi sistemi i uljes (landing gear) mbeti i hapur gjatë fluturimit, transmeton albinfo.ch.
Para se të ulej në mënyrë të sigurt në Aeroportin e Cyrihut, avioni kreu disa xhiro mbi pjesën lindore të Zvicrës. Kjo është një procedurë standarde që përdoret në raste të tilla, për të menaxhuar peshën e avionit dhe për t’u përgatitur për ulje të sigurt.
Kompania SWISS nuk ka raportuar për persona të lënduar, ndërsa pritet të sqarojë shkakun e defektit teknik që çoi në ndërprerjen e fluturimit. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si... -
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin
Jeta në Zvicër
-
Goditet një rrjet i trafikimit të armëve që vepronte mes Francës dhe Zvicrës Aksion i madh kundër kontrabandës së armëve, arrestime edhe në Zvicër... -
Kolona në Gotthard arrin në 15 kilometra, pritje mbi 2 orë për drejtuesit e automjeteve -
Rrufeja vret 97 dele në një kullotë alpine në Valais -
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove














