Integrimi
Arrestohen 10 shqiptarë në lokalet e lojërave të fatit
Bëhet fjalë për shtatë femra që punonin ilegalisht në lokale me lojëra fati dhe tre meshkuj, njëri prej tyre drejtues i lokalit, të dyshuar për delikte të ndryshme
Policia e Kantonit të Cyrihut, më 24 shtator në natën në mes të të mërkurës dhe të enjtes, me rastin e një kontrollimi regjional në Hinwil ka arrestuar dhjetë persona, shtetas të Shqipërisë. Bëhet fjalë për shtatë femra që punonin ilegalisht në lokale me lojëra fati dhe tre meshkuj, njëri prej tyre drejtues i lokalit, të dyshuar për delikte të ndryshme.
Policia në kuadrin e fushatës së së saj për shtatë orë të tëra ka bërë kontrollimin e një numri lokalesh dhe të mysafirëve dhe pronarëve që ndodheshin aty, bëhet e ditur në një njoftim me shkrim të policisë. Me këtë rast ajo ka konstatuar se 7 femra që punonin në këto lokale nuk posedonin leje pune prandaj i ka arrestuar, transmeton lajmin albinfo.ch
Në lidhje me këto kontrollime janë bërë edhe bastisjet e disa banesave të personave të dyshuar. Në këto raste policët kanë konfiskuar dy revole përfshirë edhe një shurdhues, mbi 20 orë luksoze, dy aparate elektroshok, një pfeferspray dhe një veturë luksoze.
Të gjithë të arrestuarit janë shtetas shqiptarë të moshave 19 deri 47 vjeçare. Ata/ato i janë dorëzuar prokurorisë përgjegjëse See/Oberland.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor Përballë rritjes së vazhdueshme të primeve të sigurimit shëndetësor, kantoni i Valaisit ka vendosur të forcojë... -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë












