Lajme
Shtohen dyshimet për zgjerimin e rrjetit rrugor në Zvicër
Sipas kritikëve, zgjerimi i autostradave mund të nxisë rritjen e trafikut në afat të gjatë dhe të ketë pasoja negative për mjedisin
Kritikat ndaj planeve për zgjerimin e infrastrukturës rrugore në Zvicër po shtohen, ndërsa organizata dhe ekspertë të transportit shprehin shqetësime se projektet e reja nuk pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve të shprehur në referendumin e vitit 2024, kur votuesit hodhën poshtë zgjerimin e disa autostradave kombëtare.
Në kantonin e Ticinos, debatet janë përqendruar te projekti PoLuMe, që parasheh zgjerimin e autostradës A2 ndërmjet Luganos dhe Mendrisios.
Komisionet rajonale të transportit kërkojnë që ky projekt të mbetet prioritet në strategjinë federale të transportit deri në vitin 2045, por kjo qasje po kundërshtohet nga Shoqata për Trafikun dhe Mjedisin (ATA), e cila vlerëson se autoritetet nuk po respektojnë mjaftueshëm rezultatin e referendumit, transmeton albinfo.ch.
Sipas kritikëve, zgjerimi i autostradave mund të nxisë rritjen e trafikut në afat të gjatë dhe të ketë pasoja negative për mjedisin, ndërsa ata kërkojnë që investimet të orientohen më shumë drejt transportit publik dhe zgjidhjeve të qëndrueshme të mobilitetit. Nga ana tjetër, përkrahësit e projektit argumentojnë se infrastruktura aktuale është e mbingarkuar dhe se zgjerimi do të ndihmonte në uljen e kolonave dhe përmirësimin e qarkullimit në rajonet më të prekura.
Debati pritet të vazhdojë edhe në muajt në vijim, ndërsa autoritetet federale do të vendosin për prioritetet e investimeve në rrjetin kombëtar të transportit.
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës,... -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026












