Kosova
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University
Pas suksesit në TOEFL, Orges Bytyqi nis studimet në Eötvös Loránd University
Një tjetër histori suksesi vjen nga të rinjtë shqiptarë. Orges Bytyqi ka fituar bursën prestigjioze Stipendium Hungaricum, e cila mbulon 100 për qind të studimeve dhe ofrohet nga Qeveria e Hungarisë për studentët ndërkombëtarë, transmeton albinfo.ch.
Falë kësaj burse, ai do të vazhdojë studimet në Eötvös Loránd University (ELTE) në Budapest, një nga universitetet më prestigjioze në Hungari dhe ndër institucionet akademike më të vlerësuara në Evropën Qendrore.
Përveç këtij suksesi, Orgesi ka ndjekur edhe kursin TOEFL në Ivy Journey, ku ka arritur rezultatin e shkëlqyer prej 100 pikësh, duke dëshmuar përgatitje të lartë akademike dhe njohuri të avancuara të gjuhës angleze.
Universiteti ELTE njihet për cilësinë e lartë të arsimit dhe ofron programe studimi në nivelin bachelor dhe master në gjuhën angleze, duke tërhequr studentë nga e gjithë bota.
Suksesi i Orges Bytyqit është një dëshmi se përkushtimi dhe puna e vazhdueshme hapin dyert drejt universiteteve më të mira ndërkombëtare dhe përbën një shembull frymëzues për të rinjtë që synojnë studimet jashtë vendit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg













