Lajme
Franca përballet me sezon rekord zjarresh, afro 40 mijë hektarë pyje dhe bimësi janë shkatërruar
Franca po përballet me një nga sezonet më të rënda të zjarreve në vitet e fundit. Që nga fillimi i vitit, rreth 40 mijë hektarë pyje dhe sipërfaqe me bimësi janë djegur në të gjithë vendin, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, kjo sipërfaqe është dukshëm më e madhe se ajo e regjistruar gjatë gjithë vitit të kaluar dhe ka tejkaluar edhe nivelin e vitit 2022, i cili konsiderohet si një sezon jashtëzakonisht i vështirë për shkak të zjarreve masive.
Autoritetet franceze kanë arrestuar 111 persona në lidhje me shpërthimin e zjarreve. Ministri Nunez ka deklaruar se shumica e rasteve lidhen me aktivitet njerëzor, duke theksuar se rreth 9 nga 10 zjarre janë shkaktuar qëllimisht ose aksidentalisht nga njerëzit.
Qindra zjarrfikës janë angazhuar aktualisht në përballjen me flakët, veçanërisht në rajonet jugore të vendit, përfshirë Var dhe Korsikën. Autoritetet kanë paralajmëruar se rreziku nga zjarret mbetet i lartë gjatë kësaj jave, për shkak të temperaturave të larta dhe thatësirës së zgjatur.
Për të përballuar situatën, Franca po përdor një flotë të gjerë ajrore kundër zjarreve, me rreth 70 mjete ajrore, përfshirë avionë bombardues uji “Canadair”, avionë “Dash” dhe helikopterë specialë. Qeveria franceze ka porositur edhe katër avionë të rinj “Canadair”, të cilët pritet të hyjnë në përdorim në vitet e ardhshme.
Agjencia franceze e motit “Météo-France” ka vendosur 27 departamente në nivel të lartë rreziku për zjarre pyjore, ndërsa autoritetet vazhdojnë të bëjnë thirrje për kujdes maksimal. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve Rritja e çmimeve të karburanteve ka ardhur në një moment të pafavorshëm, pikërisht kur shumë pushues... -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi












