Kosova
Stuhia e fuqishme në Kosovë shkuli serën nga toka dhe e përplasi mbi një shtëpi
Era e fuqishme shkaktoi dëme në disa fshatra të komunës, ndërsa autoritetet kanë nisur ndërhyrjet në zonat më të prekura.
Një stuhi e fuqishme ka goditur Komunën e Suharekës, duke shkaktuar dëme materiale në disa fshatra. Si pasojë e erërave të forta, një serë është shkëputur nga toka bashkë me konstruksionin metalik dhe është përplasur mbi një shtëpi, duke dëmtuar objektin, transmeton albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili tha se ekipet komunale janë në terren dhe po punojnë për menaxhimin e situatës.
“Dëmtime të ndryshme kanë ndodhur në shumë fshatra të Komunës së Suharekës. Fillimisht po mundohemi me të gjitha kapacitetet tona institucionale të veprojmë aty ku ka rrezik më të madh”, ka shkruar Muharremaj.
Ai u bëri thirrje qytetarëve për kujdes dhe solidaritet, duke shprehur bindjen se situata do të tejkalohet.
“Bashkë do ta tejkalojmë edhe këtë situatë”, ka theksuar ai.
Deri më tani nuk është raportuar për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po vazhdojnë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime Një mocion parlamentar kërkon rritjen e pushimit minimal vjetor nga katër në pesë javë për të... -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto












