Kosova
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi
Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Landit të Baden-Württembergut, Cem Özdemir, duke e cilësuar atë si fillimin e një kapitulli të ri në partneritetin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe këtij landi gjerman, përcjell albinfo.ch.
Ajeti bëri të ditur se ishte ambasadori i parë i një shteti evropian që u prit nga Özdemir pas marrjes së detyrës si kryeministër, duke e vlerësuar këtë si një shenjë të rëndësishme të marrëdhënieve të ngushta mes dy palëve.
Sipas tij, Kosova dhe Baden-Württembergu janë të lidhur jo vetëm nga një miqësi e kahershme, por edhe nga bashkëpunimi historik, politik, ekonomik dhe kulturor. Në takim, të dyja palët riafirmuan përkushtimin për thellimin dhe institucionalizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy qeverive.
Ambasadori theksoi se Baden-Württembergu është landi me komunitetin më të madh të mërgatës kosovare në Gjermani, duke e cilësuar diasporën si një urë të fuqishme lidhëse ndërmjet dy vendeve. Ai nënvizoi gjithashtu rolin e rëndësishëm të kompanive nga Kosova dhe Gjermania në forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare.
Si dëshmi e lidhjeve të ngushta mes dy vendeve, Ajeti përmendi edhe trafikun ajror, duke bërë të ditur se vetëm gjatë kësaj jave janë planifikuar 25 fluturime direkte ndërmjet Prishtinës dhe Shtutgartit, si dhe katër fluturime të tjera drejt Karlsruhe/Baden-Baden.
Në përfundim, ambasadori shprehu bindjen se mbi bazën e këtij partneriteti do të krijohen mundësi të reja për bashkëpunim politik, ekonomik dhe kulturor, duke theksuar gatishmërinë për të punuar ngushtë me Qeverinë e Baden-Württembergut në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it I riu shqiptar nga Kosova kurorëzon me sukses doktoraturën në Austri, duke u renditur ndër doktorët... -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026?
Jeta në Zvicër
-
Aksidentet në transportin publik të Cyrihut trefishohen brenda një dekade Rrjeti i dendur i transportit dhe ndarja e korsive mes mjeteve konsiderohen ndër shkaqet kryesore të... -
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla












