Kosova
Gjermania ndan 5 milionë euro grant për modernizimin e rrjetit energjetik në Kosovë
Marrëveshja e nënshkruar me KfW do të mbështesë KOSTT-in në zhvillimin e infrastrukturës së transmetimit të energjisë elektrike.
Ministria e Financave e Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje granti në vlerë prej 5 milionë euro me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW), për financim shtesë të projektit “Zhvillimi i sektorit të energjisë – Faza VII: Përmirësimi i Rrjetit të Transmetimit”.
Projekti do të zbatohet nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe synon modernizimin e rrjetit të transmetimit, rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së furnizimit me energji elektrike, si dhe avancimin e integrimit të tregut energjetik.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, vlerësoi mbështetjen e Qeverisë Gjermane përmes KfW-së, duke theksuar se financimi i ri do të ndihmojë në realizimin e investimeve prioritare dhe forcimin e qëndrueshmërisë së sistemit energjetik të Kosovës.
Nga ana tjetër, drejtori i KfW-së për Kosovë, Moritz Remé, rikonfirmoi përkushtimin e institucionit që përfaqëson për të vazhduar mbështetjen ndaj modernizimit të sektorit energjetik në vend.
Edhe kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Trim Tërnava, tha se projektet po zbatohen sipas planit dhe se financimi shtesë do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e mëtejshëm të rrjetit të transmetimit, duke rritur kapacitetet e tij dhe sigurinë e sistemit elektroenergjetik.
Sipas Ministrisë së Financave, ky grant është pjesë e angazhimit për sigurimin e financimeve për projekte strategjike që kontribuojnë në forcimin e sigurisë energjetike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të infrastrukturës kritike në Kosovë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s Duket e vështirë për punonjësit e Swiss-it të identifikohen me Lufthansa-n. Arsyeja, thanë ata, është se... -
Zvicër: 15 aksidente fatale uji në një muaj -
Ish-politikani i SVP-së akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 40 herë: Pritet dënim i përjetshëm -
Zvicër: Shtatëmbëdhjetë gra tashmë viktima të femicidit -
Turisti zviceran sulmohet nga një peshk në Itali, përfundon në spital me plagë të rënda













