Kosova
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një i kërkuar nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane në bazë të një letër-rreshtimi ndërkombëtar dhe pas ekstradimit u është dorëzuar organeve kompetente në Kosovë.
Një shtetas i Kosovës është ekstraduar nga Italia në Kosovë, pasi ishte arrestuar nga autoritetet italiane në bazë të një letër-rreshtimi ndërkombëtar të lëshuar përmes INTERPOL-it, transmeton albinfo.ch.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ekstradimi është realizuar më 23 korrik 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.
Sipas njoftimit, i dyshuari kërkohej nga autoritetet kosovare për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, ndërsa kishte shmangur përballjen me drejtësinë.
“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane, ku kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprat penale ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton albinfo.ch.
Autoritetet bëjnë të ditur se ekstradimi është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Italisë.
Pas kthimit në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive kompetente të Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore.
Policia e Kosovës theksoi se do të vazhdojë bashkëpunimin me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë për shkëmbimin e informacioneve, gjurmimin, arrestimin dhe luftimin e grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vizitorë të shumtë nga diaspora zgjedhin Bibliotekën Kombëtare gjatë pushimeve në Kosovë Biblioteka Kombëtare, pikëtakim i dijes dhe kulturës për turistët e diasporën... -
Foshnja 1-vjeçare në burg me nënën, e reja shqiptare u arrestua në kthim nga Gjermania -
Gjermani
Flamur dhe Leonora Bogaj, çifti shqiptar që po sfidon stereotipet në industrinë e ndërtimit në Gjermani -
11-vjeçari Triumf Lupçi shkëlqen në arenën ndërkombëtare të pianos, ftohet të performojë në Mozarthaus të Vjenës -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Ku qëndron frangu në raport me euron dhe dollarin? Monedha zvicerane mbetet ndër më të fortat në botë, ndërsa euro dhe sidomos dollari kanë humbur... -
AI po ndryshon tregun e punës në Zvicër, përvoja me inteligjencën artificiale po bëhet kusht për punësim -
Zvicër: Rikthehet debati për nënat surrogate -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë












