Lajme
Përfundon shpërndarja e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë në diasporë
Rreth 17 mijë tekste shkollore janë dërguar në 18 shtete për të mbështetur mësimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e identitetit kombëtar.
Ka përfunduar me sukses procesi i shpërndarjes së teksteve mësimore për nxënësit që ndjekin mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë, një nismë që synon të forcojë ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare tek brezat e rinj që jetojnë jashtë vendit, transmeton albinfo.ch.
Procesi është realizuar në bashkëpunim ndërmjet Qendrës së Botimeve për Diasporën dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke siguruar koordinim të plotë dhe shpërndarje efikase në një numër të madh shtetesh.
Sipas njoftimit, teksti “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, i hartuar në tre nivele, është shpërndarë në 18 shtete, ku funksionojnë shkollat shqipe në diasporë.
Në total janë dërguar 5.748 paketa mësimore, që përmbajnë 16.956 tekste shkollore, të destinuara për nxënësit shqiptarë që ndjekin mësimin në gjuhën amtare.
Qendra e Botimeve për Diasporën vlerëson se kjo veprimtari është një nga shtyllat kryesore të mbështetjes për arsimin shqip jashtë atdheut, duke u mundësuar fëmijëve të diasporës të mësojnë gjuhën shqipe dhe të ruajnë identitetin e tyre kulturor e kombëtar.
Ky institucion thekson se prej shtatë vitesh ka ndërtuar një mekanizëm të qëndrueshëm për shpërndarjen e teksteve mësimore, duke garantuar vazhdimësi, cilësi dhe një mbulim gjithnjë e më të gjerë për nxënësit shqiptarë në diasporë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjilani mirëpret mërgatën me tetë ditë aktivitete kulturore dhe artistike Manifestimi "Ditët e Mërgatës – Rrënjët Tona" nga 25 korriku deri më 2 gusht, qyteti do... -
Gjermani: Procedim penal për dy shtetas të Kosovës që qëndronin ilegalisht në vend -
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një i kërkuar nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh -
Vizitorë të shumtë nga diaspora zgjedhin Bibliotekën Kombëtare gjatë pushimeve në Kosovë -
Foshnja 1-vjeçare në burg me nënën, e reja shqiptare u arrestua në kthim nga Gjermania
Jeta në Zvicër
-
Gjykata pezullon ndalimin e burkinit në pishinat publike të Gjenevës Vendimi i Parlamentit kantonal është lënë përkohësisht në fuqi të pezulluar pas ankesave për shkelje të... -
Zvicra nis digjitalizimin e procedurave për marrjen e shtetësisë -
Një valë e re të nxehti pritet javën e ardhshme në Zvicër -
Ku qëndron frangu në raport me euron dhe dollarin? -
AI po ndryshon tregun e punës në Zvicër, përvoja me inteligjencën artificiale po bëhet kusht për punësim














