Lajme

Gjenevë: Organizohen aktivitete përkujtimore për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, në bashkëpunim me “Jardin des Disparus”, do të organizojë një sërë aktivitetesh përkujtimore më 30 gusht 2026.

Aktivitetet kanë për qëllim nderimin e kujtimit të personave të zhdukur me forcë dhe shprehjen e solidaritetit me familjet e tyre, të cilat vazhdojnë të përballen me pasojat e kësaj dukurie të rëndë.

Organizatorët kanë ftuar qytetarët dhe përfaqësuesit e komuniteteve të bashkohen në këto aktivitete për të kujtuar viktimat dhe për të riafirmuar rëndësinë e kërkimit të së vërtetës dhe ruajtjes së kujtesës për personat e zhdukur me forcë.