Lajme
Presidenti amerikan: Irani është “shumë më serioz” në bisedime
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni dhe Teherani ende po zhvillojnë negociata për t’i dhënë fund konfliktit mes tyre, edhe pse sulmet janë intensifikuar në të gjithë rajonin, duke rritur më shumë rrezikun që konflikti të përshkallëzohet në një luftë të plotë në Lindjen e Mesme.
“Po bisedojmë me ta. Mendoj se po tregohen seriozë. Mendoj se… janë shumë më seriozë se sa i kemi parë ndonjëherë më parë, por kjo nuk do të thotë se do të arrijmë një marrëveshje. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh ai, transmeton albinfo.ch.
Tutje, kur u pyet nëse kishte marrë një vendim për rifillimin e sulmeve në shkallë të plotë, mes raportimeve të mediave se po takohej me këshilltarët e tij për këtë çështje, ai tha se nuk ka marrë një vendim të tillë.
“Jemi plotësisht të përgatitur dhe gati për të vepruar. Por, po bisedojmë me ta, kështu që mendoj se derisa po bisedojmë, do të shohim se çfarë do të dalë prej kësaj. Besoj se… ata janë shumë seriozë. Duhet të jenë”, tha Trump.
E-Diaspora
-
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë Kolona ka arritur në 200 metra, ndërsa në pikat e tjera kufitare qarkullimi vazhdon pa vonesa... -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani -
Gazeta zvicerane: “Nisemi për në Kosovë!”
Jeta në Zvicër
-
Uji i pijshëm nuk është ende në rrezik, por bujqësia zvicerane nën presion Thatësira aktuale po i detyron shumë autoritete lokale të kufizojnë konsumin e ujit. Nuk priten probleme... -
Zjarrfikësit zviceranë dërgohen në Francë si përforcime për të luftuar zjarret e mëdha pyjore -
Zvicra planifikon të rihapë bunkerët e saj ushtarakë -
Vapa ekstreme në Zvicër dyshohet se shkaktoi gati 500 viktima brenda tre javësh -
Qyteti zviceran detyron pronarët e qenve të pastrojnë edhe urinën e kafshëve













