Shqipëria
Shqipëri: Dallgë të mëdha dhe erëra të forta, ngrihet flamuri i kuq në disa plazhe
Erëra të forta dhe dallgë të mëdha kanë përfshirë mesditën e kësaj të diele plazhet e Vlorës, duke detyruar qindra pushues që kishin zgjedhur bregdetin shqiptar të largohen nga uji për të shmangur rrezikun.
Për shkak të përkeqësimit të kushteve në det, rojet e stacioneve të plazheve kanë ngritur flamurin e kuq, duke ndaluar hyrjen e pushuesve në ujë.
Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe turistëve të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e rojeve bregdetare, pasi dallgët e fuqishme dhe rrymat detare paraqesin rrezik serioz për jetën, raporton euronews, transmeton albinfo.ch.
Autoritetet apelojnë që të shmangen noti dhe aktivitetet në det deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.
Pas fillimit të largimit të pushuesve, janë krijuar radhë kilometrike automjetesh nga Zvërneci në drejtim të qytetit të Vlorës.
E-Diaspora
-
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane Gazetaret e mediumit zviceran 20 Minuten, Lynn dhe Carolin, të cilat po realizojnë një reportazh disa... -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Të shtëna pas një grindjeje në tren, një i plagosur Mbrëmjen e djeshme pati një grindje në një tren midis Hasle-Rüegsau dhe Burgdorf. Po kërkohen dëshmitarë.... -
Zvicra u karakterizua nga këto lajme këtë javë -
Konfirmohet: Dy pilotët zviceranë ishin privuar nga fluturimi për shkak të alkoolit -
Rusia kritikon mungesën e neutralitetit të Zvicrës, dy muaj para votimit federal mbi këtë temë -
Nuk pritet asnjë lehtësim nga thatësira aktuale












