Kosova
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë
Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë publikuar agjendën zyrtare të edicionit 2026, duke zbuluar artistët që do të performojnë në secilën nga tri netët e festivalit, i cili mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht në Prishtinë.
Pak ditë para nisjes së festivalit, Sunny Hill Festival ka bërë publike agjendën sipas ditëve, duke u dhënë pjesëmarrësve mundësinë të planifikojnë paraprakisht përvojën e tyre në një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në Evropën Juglindore.
Mbrëmja e parë, më 31 korrik, sjell në skenë emra të njohur ndërkombëtarë dhe artistë shqiptarë, ndërsa dita e dytë, 1 gusht, vazhdon me performanca të artistëve të zhanreve të ndryshme, nga popi te muzika elektronike. Festivali kulmon më 2 gusht, me një natë finale që pritet të mbledhë dhjetëra mijëra adhurues të muzikës në Sunny Hill Festival Park.
Në mesin e emrave më të mëdhenj të këtij edicioni janë Katy Perry, Lewis Capaldi, Martin Garrix, Keinemusik, PAWSA, Blanco, Carlita, Seth Troxler, Manifest dhe shumë artistë të tjerë, të cilët do të performojnë përgjatë tri ditëve të festivalit.
Organizatorët u bëjnë thirrje vizitorëve që të kontrollojnë agjendën zyrtare në faqen e festivalit për të parë oraret dhe skenat e performancave të artistëve të preferuar. Sunny Hill Festival do të mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht në Prishtinë dhe pritet të tërheqë vizitorë nga dhjetëra vende të botës.
Sieh dir diesen Beitrag auf Instagram an
E-Diaspora
-
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026” Vitia do të mirëpresë bashkatdhetarët gjatë verës me një kalendar të pasur aktivitetesh në kuadër të... -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve e konsiderojnë vitin 1848 si lindjen e Zvicrës, jo 1291 Shumica e qytetarëve zviceranë besojnë se Zvicra moderne lindi në vitin 1848 me krijimin e shtetit... -
Shoferi i ikën kontrollit të policisë – Lëndohen dy policë -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Bernë: Të shtëna pas një grindjeje në tren, një i plagosur -
Zvicra u karakterizua nga këto lajme këtë javë













