Zhvillim
Hapet panairi regjional i produkteve bujqësore
Panairi u organizua nga Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe donatorët që mbështesin produktet vendore
Qindra biznese vendore e ndërkombëtare kanë marrë pjesë të mërkurën në panairin regjional të produkteve bujqësore agro-industriale,, që është hapur në Bernicë të Prishtinës. Panairi u organizua nga Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe donatorët që mbështesin produktet vendore.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, fillimisht konfirmoi përkushtimin e saj dhe të Qeverisë së Kosovës në përkrahjen e organizimeve të tilla që kanë ndikim në zhvillimin e ekonomisë së vendit, si dhe në përkrahjen dhe fuqizimin e prodhuesve vendorë.
Ajo i informoi të pranishmit edhe rreth pakos së re fiskale, që ka hyrë në fuqi me 1 shtator dhe se tashmë të gjitha bizneset kanë filluar t’i ndjejnë efektet e saj. “Qeveria ka ndërmarrë hapa konkret duke liruar nga tatimet të gjitha pajisjet e prodhimit dhe lëndën e parë e cila nuk prodhohet në Kosovë”, theksoi Ministrja Bajrami.
Po ashtu, ajo bëri të ditur se është dërguar në Kuvend Ligjin për Skemën për Garanci Kreditore, që lehtëson qasjen në financa.
“Po ashtu, në bashkëpunim edhe me ministritë tjera është duke u përgatitur udhëzimi administrativ, për të filluar për herë të parë me pushimet tatimore. Njëkohësisht jemi në finalizim edhe të Ligjit për investime strategjike, që do të na mundësojë të negociojmë me investitorë strategjikë, për të sjellë investime strategjike në Kosovë”, tha ministrja Bajrami.
Sipas ministres Bajrami, dialogu në mes sektorit publik dhe sektorit privat po vazhdon përmes Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, ku ka pasur takime të shumta në nivel të ekspertëve dhe se nuk ka asnjë kërkesë apo shqetësim të bizneseve që nuk është adresuar ose nuk është marrë seriozisht në Këshill.
“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke punuar shumë në integrimin e ekonomisë së vendit në integrimet rajonale dhe globale. Gjithashtu, ne jemi anëtarë të CEFTA-s dhe mundohemi që ta shfrytëzojmë këtë mekanizëm në maksimum për adresimin e barrierave të tregtisë. Po ashtu kemi takim bilaterale me shtetet fqinje sa herë paraqiten barriera të tilla”, u shpreh ministrja Bajrami.
Ajo i njoftoi të pranishmit se kanë filluar diskutimet me Organizatën Botërore të Tregtisë dhe Organizatën Botërore të Turizmit për anëtarësim në këto dy organizata.
“Vetë fakti që sot këtu kemi një numër të madhe të bizneseve të huaja tregon lidhjen e urave të bashkëpunimit në mes të bizneseve dhe se nuk duhet të shihe Kosova vetëm si një treg, por është edhe një mundësi e mirë që vendi të promovohet nga këto kompani që sot janë këtu prezent si një vend atraktiv për investime”, potencoi Bajrami.
Panairi mbetet i hapur deri në fund të kësaj jave.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë











