Integrimi
Kosovari pajton palët që po ziheshin, rrahet keq nga zvicerani
Të premten e kaluar mes orës 2.30 dhe 3 të pas mesnatës, një person është sulmuar fizikisht me ç`rast ka pësuar lëndime nga një i panjohur deri sa po dilte nga bari “Blue-Lagoon” në Wohlen (Kantoni Aargau).
Sipas asaj që thotë i sulmuari, një kosovar 35 vjeçar, ai ndodhej në bar derisa baristi dhe një mysafir po ziheshin. Ai kishte arritur t`i pajtonte palët në konflikt por më vonë, duke dalë nga bari e kishte takuar sërish personin që ishte zënë me baristinshkruan aargauerzeitung.ch. Pas një shkëmbimi fjalësh ai e sulmon kosovarin duke e goditur fuqishëm në tëmth, transmeton albinfo.ch. Pasi që ky bie përtokë, sulmuesi vazhdon ta godasë edhe me shqelma para se të ikë me biçikletë nga vendi i ngjarjes.
35 vjeçari të nesërmen shkon për kontroll në spital me ç`rast konstatohet se ka pësuar thyerje eshtrash në fytyrë. Ndërkohë ai ka bërë kallëzim penal në policinë e Kantonit të Aargaut.
Sulmuesi duhet të jetë një zviceran i moshës 45 deri 50 vjeçare me emrin Sepp. Ai ishte i gjatë së paku 1.80 m, me syza dhe në kohen e kryerjes së veprës kishte të veshur një pulovër të kuq. Policia e Kantonit Aargau është në kërkim të këtij personi dhe të dëshmitarëve të rastit.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Pesënjakët shqiptarë festojnë 19 vjetorin në Zvicër Një rast i rrallë që dikur kishte tërhequr vëmendjen e opinionit publik në Zvicër, sot shënon... -
Manifestim në Gjenevë me moton “Shqipëria nuk shitet” -
Diaspora
KQZ nis sot verifikimin e votave me postë nga diaspora -
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo -
Vjenë
Sot mbahet Forumi Ekonomik në Vjenë, Kurti merr pjesë
Jeta në Zvicër
-
Sulmi në Winterthur: Prokurori Federal supozon motiv terrorist Megjithëse hetimi është vetëm në fillimet e tij. Duhet të kryhen vlerësime psikiatrike... -
Dështim i ri i IT-së në Agjencitë e Punësimit -
NFA: Kantoni i Zugut do të paguajë më së shumti edhe në vitin 2027 -
Kundër shtimit të dyqaneve të hapura të dielave -
Një zviceran plagos rëndë kosovarin në Uznach, St. Gallen















