Jeta në Zvicër
Të zënët peng do ta paguajnë vetë lirimin e tyre!
Ata duhet të mbulojnë vetë shpenzimet në rast se rrëmbimi është bërë kur kanë injoruar paralajmërimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës (EDA)
Zviceranët që kidnapohen ose që mbahen peng për qëllime politike nga organizata terroriste, ndihmohen nga shteti zviceran për t`u çliruar nga pengmarrja.
Por së shpejti ata duhet të mbulojnë vetë shpenzimet në rast se rrëmbimi është bërë nga pakujdesia ose në rastet kur kanë qëndruar në vende të pasigurta duke injoruar paralajmërimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës (EDA).
Ndërkaq ata që nuk janë treguar të pakujdesshëm por megjithatë janë rrëmbyer ose që kanë qenë punonjës të ndonjë organizate ndërkombëtare duhet të bartin vetëm shpenzimet që i atribuohen atij personalisht. Këtu bëjnë pjesë për shembull shpenzimet e transportit.
Nga ana tjetër nuk do të detyrohet të paguajë asgjë nëpunësi i shtetit ose familjari i tij i cili është rrëmbyer ose marrë peng gjatë ushtrimit të detyrës së tij.
Shërbimet e EDA-s kushtojnë 75 franga për çdo gjysme ore. Ndërsa jashtë orarit të punës së zyrave takjsa mund të jetë edhe më e lartë.
Rregullorja e rishikuar tarifore hyn në fuqi nga 1 nëntori.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime Një mocion parlamentar kërkon rritjen e pushimit minimal vjetor nga katër në pesë javë për të... -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto













