CH-Ballkani
“Në prapavijë të trazirave në Kosovë, lufta për pushtet”
Përkrahësit e Vetëvendosjes sulmuan stacionin policor në Prishtinë. Partitë opozitare kërkojnë nga kryeministri i Kosovës që marrëveshjet t` i shpallë të pavlefshme shkruan gazeta austriake “Der Standard"
Partia nacionaliste shqiptare “Vetëvendosje” është kundër marrëveshjes me Serbinë e cila u realizua më 25 gusht. Ajo marrëveshje përfshiu formimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Nënkryetari i partisë Albin Kurti, i cili në vitin 2000 ishte i burgosur në Serbi, udhëheq prej vitesh një opozitë radikale në Kosovë. Ai tani ishte i arrestuar për shkak se të enjten e kaluar së bashku me deputetë të tjerë të opozitës hodhën gaz lotsjellës në parlament. Kurti kërkoi që kryeministri Isa Mustafa të tërheq nënshkrimin e tij nga marrëveshja me Serbinë.
Pasi që Kurti u arrestua për shkak të gazit lotsjellës, përkrahësit e Vetëvendosjes të hënën në mbrëmje sulmuan një stacion policor në kryeqytet, Prishtinë. 15 persona u lënduan nga përleshjet me policinë. Kurti u lirua sërish dhe iu bashkua demonstruesve që protestonin para parlamentit. Pak ditë më parë deputetët e Vetëvendosjes kishin gjuajtur vezë duke bllokuar edhe punën e parlamentit, shkruan gazeta prestigjioze austriake.
Në prapavijë, lufta për pushtet
Në prapavijë është një luftë për pushtet nga ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Partitë opozitare: Vetëvendosje, NISMA dhe AAK, të cilët kanë lidhje nga ish Ushtria Çlirimtare e Kosovës, janë duke e luftuar në mënyrë agresive partinë qeveritare PDK të ish kryeministrit Hashim Thaçi, që gjithashtu vjen nga kampi i UÇK-së.
Në veçanti, shefi i AAK-së dhe udhëheqësi i UÇK-së Ramush Haradinaj është në një grindje të ashpër me Thaçin, sepse ai kishte shpresuar që pas lirimit të tij nga Haga në vitin 2012, do të bëhej kryeministër. Haradinaj ka njoftuar se sulmi i gazit lotsjellës në parlament ishte “i parëndësishëm” dhe është “vetëm fillimi”. Haradinaj është konsideruar tejet brutal. Ai ka ndikim të veçantë në rajonin e Dukagjinit shkruan gazeta austriake, transmeton albinfo.ch
Ish-udhëheqësit e UÇK-së kanë frikë se ata mund të përfundojnë përpara gjykatës së re të krimeve të luftës, të cilën SHBA-ja dhe BE-ja e kanë kërkuar.
Asociacioni i Komunave Serbe
Vetëvendosja, e cila vazhdon të mbrojë një “Shqipëri të Madhe”, ka frikë se Bashkimi i Komunave Serbe në Kosovë, e ngjashme si Republika “Srpska” në Bosnjë e Hercegovinë mund të veprojë kundër shtetit të përbashkët. Vetëvendosja ka shumë përkrahës të rinj shqiptarë të Kosovës.
Para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Kurti qëndroi për disa muaj në arrest shtëpiak për shkak të pozicioneve të tij radikale nacionaliste shkruan der Standard. Komuniteti ndërkombëtar i shmangu aktivistët e kësaj lëvizjeje.
Kurti që nga viti 2004 është kreu i lëvizjes e cila fillimisht vepronte vetëm si OJQ, ndërsa prej vitit 2011 përfaqësohet si parti. Vetëvendosja nuk ishte vetëm kundër dialogut me Serbinë dhe kundër pranisë së komunitetit ndërkombëtar (dhe Misionit për sundimin e Ligjit Eulex), por muajve të fundit ishte edhe kundër Asociacioneit të komunave serbe në veri të Kosovës për të cilin në prill të vitit 2013 u arrit marrëveshja dhe në gusht vazhdoi konkretizimi.
Asociacioni do të jetë përgjegjës për shëndetin, arsimin dhe zhvillimin rural dhe ekonomik në komunat me shumicë serbe në Kosovë dhe do të ketë një lloj të parlamentit. Në të, katër komunat serbe në veri të Kosovës mund të bëjnë propozime për emërimin e zyrtarëve të asociacionit. Serbia ka të drejtë për të mbështetur komunat serbe në Kosovë edhe financiarisht. Kështu tash po vazhdohet të punohet në statutin e asociacionit, dhe kjo duhet të bëhet katër muaj pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel, më 25 gusht.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe Në qershor, çmimet e shtëpive dhe apartamenteve shënuan rritje në mbarë vendin, ndërsa rajoni i Cyrihut... -
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26












