Lajme
E konfirmon ministri Hoti: Ndihmat sociale rriten për 25%
Në Ditën Botërore të Varfërisë, Qeveria e Kosovës vendosi që 25 mijë familjet me asistencë sociale të kenë rritje për 25%. Kjo rritje do të bëhet në bazë të anëtarëve në familje
Lajmi i dhënë më parë në një intervistë në Zëri nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi për rritjen e ndihmave sociale është konfirmuar edhe zyrtarisht. Ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në një konferencë për media kanë treguar se 25 mijë familje do të kenë rritje të asistencës sociale për 25%. Vendimi pritet të zbatohet nga muaji nëntor.
Në Ditën Botërore të Varfërisë, Qeveria e Kosovës vendosi që 25 mijë familjet me asistencë sociale të kenë rritje për 25%. Kjo rritje do të bëhet në bazë të anëtarëve në familje.
“Disa familje nga politikat aktive dhe programet e punësimit ndikuan që te kemi rritje. Vendimi te zbatohet nga muaji nëntor. Familjet me më shumë anëtarë do të marrin më shumë rritje. Është rritje proporcionale me çdo kategori, duke u bazuar në numrin e anëtarëve”, ka thënë Ministri Abrashi, transmeton Express.
Kurse për Ministrin e Financave, Avdullah Hoti, kjo rritje është e nevojshme dhe është bërë në bazë të politikave aktive qysh nga marrja e mandatit, në muajin shkurt. Ministri Hoti tha se me rritjen prej 25%, asistenca nga 75 euro tani do të beht 95 euro.
“2800 familje tani janë më pak që marrin asistencë sociale dhe kjo falë politikave aktive dhe programit të punësimit nga Ministri e Punës dhe Mirëqenies Sociale”, vazhdoi Ministri Hoti.
Kurse sa i përket pensioneve, Ministri Abrashi tha se shumë shpejt do të japin detaje për rritjen e tyre. “… do të dalim në një konferencë për dy tri javë që do të ketë frymë pozitive sikurse kjo e fundit”, ka thënë Abrashi.
Ministri i MPQS, Abran Abrashi, tre muaj më parë kishte thënë për Express, se rreth 30 mijë familje që janë me asistencë sociale në Kosovë, nga muaji gusht, pagesat do t’i marrin me rritje. Kjo për shkak se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka kursyer 2 milionë euro për gjashtë muajt e parë të këtij viti duke ua ndaluar këtë ndihme atyre që nuk i kanë plotësuar kriteret ligjore.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj Në listë përfshihen nëntë komuna zvicerane që ofrojnë kombinim mes natyrës dhe infrastrukturës së përshtatshme për... -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë














