E-Diaspora
Neziraj shkruan “Mullinjtë me erë” për teatrin e Heilbronit
Në fokus të autorit është heqja e paragjykimeve, proces që shpesh ngjan me një luftë kundër mullinjve me erë, një temë jetësore kjo për Nezirajn
“Artistët në Kosovë janë të vetëdishëm se në Evropë nuk mund të gjejnë aq thjesht një vend më të mirë se atdheun e tyre”, ka thënë pak kohë më parë Jeton Neziraj për televizionin zviceran. Në Zvicër ai ka pasur tashmë dy bashkëpunime me teatrin “Schlachthaus” të Bernës.
Jeton Neziraj është njëri ndër autorët dhe intelektualët më të rëndësishëm të vendit ndërsa aktualisht po shkruan një tekst drame për teatrin e të rinjve të Heilbronn-it, shkruan blogtheater-heilbronn.de. Drama do të inskenohet në sezonin 2016-207 dhe pritet të shfaqet pastaj edhe në qytetin e tij, në Prishtinë, transmeton albinfo.ch.
Teksti me titullin dykuptimësh “Windmühlen” (Mullinjtë me erë) bën fjalë për një inxhinier gjerman, i cili ka marrë për detyrë ngritjen e turbinave të fuqishme për prodhim të energjisë elektrike nga fuqia e erës. Një projekt ky që duhet të zgjasë disa vite, kështu që inxhinierin duhet ta shoqërojnë në Kosovë edhe bashkëshortja dhe vajza. Atyre nuk u pëlqen aspak vendi i ri. Tabloja e tyre për Kosovën është e ndikuar nga mediet, te të cilat shpesh fokusohen vetëm në katastrofa dhe probleme.
Familja gjermane fillmisht jeton në një ambient të izoluar, në një kuart diplomatësh të huaj. Por një ditë, në lojë e sipër, vajza hyn në kontakt me fëmijët kosovarë dhe e njeh Kosovën nga një anë krejtësisht tjetër.
Këtu dhe është fokusi i autorit, heqja e paragjykimeve, proces që shpesh ngjan me një luftë kundër mullinjve me erë, një temë jetësore kjo për Nezirajn, siç e sqaron ai në një takim për medie në restorantin e teatrit në Heilbronn.
Ai ka qëndruar për tri ditë këtu së bashku me kolegun e tij, Agon Myftarin, drejtor artistik i Tetarit Kombëtar të Kosovës, për të marrë informata lidhur me punën e këtushme teatrore.
Neziraj e sheh teatrin si mjet në ballfaqimet politike dhe duke e përdorur atë në këtë drejtim, ka pasur jo pak probleme me establishmentin politik të Kosovës, shkruan veç tjerash blogu në fjalë.
Sidoqoftë, ai nuk do ta braktiste kurrë atdheun e tij. Kundërthëniet e atjeshme, parregullsitë dhe vështirësitë janë për të materia prej nga dalin rrëfimet e tij. “Është sfiduese të jesh atje pikërisht tash, për t`i ndjekur ndryshimet historike dhe për t`i ndjerë madje edhe për t`i shtyrë ato përpara me punën tënde”, transmeton albinfo.ch blogun gjerman.
Shfaqja do të mbështetet nga një kooperim në mes të fondit për art të Ministrisë për shkencë, hulumtime dhe arte të landit Baden Württemberg dhe Institutit të Goethe-s në Beograd.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit Rritja e çmimeve të pronave, shërbimeve luksoze dhe fuqia e frangës zvicerane e kanë renditur Cyrihun... -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër -
Kondicionerët shiten me ritëm rekord në Zvicër mes valës së të nxehtit -
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe












