Sport
Frederik Veseli: Jam krenar që do të luaj për Shqipërinë
Mbrojtësi Frederik Veseli, i cili luan në superligën zvicerane, ëndërron Kampionatin Evropian me Shqipërinë
Mbrojtësi i Luganos në Superligën Zvicerane, Frederik Veseli është një tjetër lojtar që ka vendosur të bëhet pjesë e Kombëtares së Shqipërisë. 22 vjeçari, i cili aktivizohet në Superligën Zvicerane me skuadrën e Luganos ka marrë ftesë nga trajneri De Biazi për të qenë në dispozicion të ekipit për dy ndeshjet miqësore përballë Kosovës ne Prishtinë dhe Gjeorgjisë në Tiranë.
“Është diçka shumë e bukur të luaj për skuadrën e kombit tim. Jam pak i emocionuar, por brenda normave. Nuk është pak të jesh pjesë e kësaj Kombëtareje me një grup lojtarësh shumë të talentuar dhe që punojnë pa pushim. Tani më takon mua t’ia kthej besimin trajnerit dhe të gjithë shqiptarëve”, pohoi 22 vjeçari gjatë një konference për shtyp, në ambientet ku stërvitet ekipi kuqezi në Durrës.
Nga ana tjetër, ish-lojtari i të rinjve të Mançester Sitit dhe Mançester Junajtid në Angli nuk e fshehu dëshirën e tij për të qenë pjesë e skuadrës që do të marrë pjesë në finalet e Kampionatit Evropian Francë 2016.
“Sigurisht, do të doja shumë por këtë e vendos trajneri. Në dorën time është dëshira dhe angazhimi im maksimal në të mirë të skuadrës, pastaj për grumbullimin dhe aktivizimin, shefi është De Biazi”, sqaroi Veseli, i cili ka luajtur edhe me grup moshat e Zvicrës duke filluar nga U15 deri tek U21.
Përveç Veselit, pjesë e ekipit Kombëtar janë edhe shtatë lojtarë të tjerë që aktivizohen ne kampionatin zviceran, si: Naser Aliji (Bazel), Taulant Xhaka (Bazel), Shkelzen Gashi (Bazel), Arlind Ajeti (Ish-Bazel), Berat Xhimshiti (Zyrih), Migjen Basha (Luzern) dhe Armando Sadiku (Cyrih), ndërsa Burim Kukeli (Cyrih) është i dëmtuar.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit Rritja e çmimeve të pronave, shërbimeve luksoze dhe fuqia e frangës zvicerane e kanë renditur Cyrihun... -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër -
Kondicionerët shiten me ritëm rekord në Zvicër mes valës së të nxehtit -
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe














