Integrimi
Dëbohet familja shqiptare e kërcënuar nga hakmarrja
Familja e cila prej muajsh ka përdorur çdo mjet qoftë edhe mediatik për të fituar të drejtën e qëndrimit në Austri, është dashur ta lëshojë vendin. Familja, në kërkesën e saj për azil, ka pohuar se në Kosovë ndihet e rrezikuar nga hakmarrja dhe për këtë arsye ka kërkuar azil në Austri
Zyrtarët e policisë austriake të martën në mëngjes kanë dëbuar një familje shtatanëtarëshe nga Lauterach-i i Austrisë për në Kosovë.
Familja e cila prej muajsh ka përdorur çdo mjet qoftë edhe mediatik për të fituar të drejtën e qëndrimit në Austri, është dashur ta lëshojë vendin. Familja, në kërkesën e saj për azil, ka pohuar se në Kosovë ndihet e rrezikuar nga hakmarrja dhe për këtë arsye ka kërkuar azil në Austri.
Për t’ia bërë të mundur qëndrimin në Austri kësaj familjeje, në ndihmë muaj më parë kishin dalë edhe mësuesit dhe nxënësit e shkollës së Lauterach-ut të cilët me balona kishin bërë një protestë ku kërkonin qëndrimin e kësaj familje. Kjo përkrahje ndaj familjes kosovare kishte bërë jehonë të madhe në mediet austriake, njofton “albinfo.ch”.
Por kështu nuk kanë menduar edhe autoritetet e këtij shteti. Ata në orën 6 të mëngjesit kanë marrë familjen dhe kanë dërguar për në Vjenë e që më pastaj të bëhet udhëtimi për në Kosovë. “Dëbimi është bërë pa asnjë problem”, thotë policia austriake për vol.at
Ndërkohë një avokat austriak shpreson se familja të kthehet sërish në Austri. Ai është i autorizuar nga familja për të bërë një kërkesë për mbrojtje të veçantë. Në Austri sipas tij është edhe një mënyrë tjetër për të marrë të drejtën e qëndrimit. Mirëpo, kjo nuk mund të bëhet nga jashtë shtetit. “Prandaj do të mundohem që familjen ta sjell në Austri dhe nga këtu të bëjmë kërkesën e re”, ka thënë ai.
Mësuesit ku fëmijët kanë vijuar mësimin si dhe shokët e tyre të klasës janë ndier shumë të pikëlluar për largimin e tyre. Ata kanë thënë se familja ishte mirë e integruar, kishte mësuar shumë mirë gjuhën gjermane dhe fëmijët kishin nota të mira në mësim.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit Rritja e çmimeve të pronave, shërbimeve luksoze dhe fuqia e frangës zvicerane e kanë renditur Cyrihun... -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër -
Kondicionerët shiten me ritëm rekord në Zvicër mes valës së të nxehtit -
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe













