Opinione
Ju s’do ta keni urrejtjen time
Letër e gazetarit francez, Antoine Leiris, që humbi gruan e tij në sulmin terrorist të Parisit
Të premtëm mbrëma ju rrëmbyet jetën e një qenie të jashtëzakonshme, dashurinë e jetës sime, nënën e fëmijës sim, por ju s’do ta keni urrejtjen time. Unë nuk di se kush jeni ju dhe as që dua ta di. Ju jeni shpirtra të vdekur. Nëse Zoti – për të cilin ju vrisni verbërisht – na ka krijuar sipas imazhit të tij, atëherë çdo plumb që ka goditur gruan time ka hapur një plagë në zemrën e tij.
Jo, unë s’do t’ju jap dhuartë urrejtjen. Edhe pse për këtë ju jeni përpjekur shumë. T’i përgjigjesh urrejtjes me tërbim do të thoshte t’i nënshtrohesh po të njëjtës injorancë që juve ju ka bërë ata që jeni. Ju dëshironi që unë të kem frikë, që t’i shikoj me mosbesim bashkëqytetarët e mi, që lirinë time ta sakrifikoj për sigurinë time. Jeni të humbur, qoftë edhe nëse vazhdoni të luani edhe më tej kështu .
Unë e pashë sot në mëngjes. Më në fund pas netëve dhe ditëve në pritje. Ajo ishte po aq e bukur si të premtën mbrëma kur doli, si para më shumë se dymbëdhjetë vitesh kur u dashurova përjetësisht në të. E kuptueshme se më griu vuajtja. Këtë fitore të vogël më duhet t’ua pranoj, por do të jetë afatshkurtër. Unë e di se ajo do të na përcjellë çdo ditë dhe se ne do të takohemi në parajsën e shpirtërave të lirë në të cilin ju s’do të mund të hyni asnjëherë.
Ne jemi dy, unë dhe djali im, por ne jemi më të fortë se çdo armatë e kësaj bote. Unë s’dua t’ua sakrifikoj kohën më.Unë më duhet të kujdesem për Mevlin-in, i cili tash po zgjohet nga gjumi i tij i mesditës. Ai është vetëm 17 muaj; ai do ta vahdojë ta hajë puren e tij si çdo ditë, e pastaj do të luajmë së bashku si çdo ditë dhe gjatë tërë jetës së tij ky djalë i vogël do t’ju përbuzë duke qenë i lumtur dhe i lirë. Sepse, jo, as urrejtjen e tij nuk do ta keni!
Përkthimi nga “Süddeutsche Zeitung”
Nexhmedin Gerguri
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore












