Integrimi
Grupi “Rinia” feston Pavarësinë dhe përvjetorin e vet të katërt
Grupi i vallëzimit „ Rinia“ në Spreitenbach ka shënuar katër vjetorin e themelimit dhe Festat e Nëntorit. Me një organizim madhështor, ku të pranishëm ishin qindra bashkëkombas nga të gjitha anët e Zvicrës e më gjerë.
Me intonimin e Himnit Kombëtar dhe Shtetëror është bërë hapja zyrtare e organizimit për të shënuar Pavarësin e Shtetit Shqiptar dhe Ditës së Flamurit.
Nën udhëheqjen e moderatorit Bardhyl Halitjaha filloi programi i larmishëm kulturor artistik të përgatitur nga Grupit i vallëzimit “Rinia“.
„Grupi i Vallëzimit „Rinia“ për gjatë rrugëtimit të tij katër vjeçar u përball me sfida të shumta, të cilat i kaloi me plot sukses dhe ia ka dalë që të vazhdojë tutje. Përgjatë këtyre viteve, grupit i janë bashkuar shumë të rinj e të reja. Ata, përpos angazhimeve të shumta të përditshme kalojnë një pjesë të madhe të kohës në shtëpinë e tyre të dytë, Grupin e Vallëzimit „RINIA“. Këta të rinj tashmë i kanë dhënë obligim vetes që të vazhdojnë tutje me ruajtjen, kultivimin dhe përcjelljen e kulturës shqiptare brez pas brezi, tha në fjalën e tij të prezantimit të historikut të Grupit, themeluesi dhe udhëheqësi i Grupit të Vallëzimit „Rinia“, Sherif Dakaj.
Ai ka falënderuar të gjithë prindërit, për përkrahjen e madhe që Grupi të ecë tutje dhe të tregojë profesionalizmin e tyre. “Falë kompanive të shumta dhe juve prindër, sot ne jemi pjesë shumë mirë e organizuar në shoqërin zvicerane dhe e festave të shumta të komunitetit shqiptar anemban Zvicrës, u shpreh Dakaj.
Me praninë e tyre këtë manifestim e kanë nderuar edhe përfaqsues të institucioneve të Republikës së Kosovës. Në fjalën e tij përshëndetëse, Konsulli i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Zürich Salih Sefa ka falenderuar të gjithë për kontributin e tyre drejt ruajtjes së kulturës shqiptare. Ai me këtë rast bëri thirrje që të jemi të bashkuar kur do herë dhe kudo. Duke dërguar dhe një mesazh drejt politikës shqiptare që të punojnë më shumë për popullin e tyre.
Drejtoresha e Qendrës Kulturore të Kosovës në Cyrih, Shukrije Ramadani duke i uruar edhe shumë vite Grupit të Vallëzimit „RINIA“ shprehu po ashtu përkrahjen e Institucioneve të vendit drejt zhvillimit të kulturës shqipe. Ajo u shpreh e lumtur me veprën e deritanishme të shpalosur nga Grupi „RINIA“.
Programi Kulturor artistik filloi me paraqitjen e Valles Kosovare nga fatosat e grupit, të cilët pushtuan skenën nën udhëheqjen artistike të Sherif Dakaj. Gjatë gjithë kohës duartrokitjet e publikut s`kishin të ndalur në shenjë respekti për performancën e Grupit të Vallëzimit „RINIA“. Ishin vallet: “Vallja me Shamija”, “Vallja e Drenicës”, “Vallja e çobanit”, “Suita” që sollën emocione të shumta. Edhe më të begatshëm e bëri programin premiera e përgatitur nga anëtarët e grupit, enkas për këtë përvjetor. Ishte “Vallja e Lirisë,” jo që ngriti publikun e shumtë në sallën e sporteve në Spreitenbach. Tani më është bërë tradicionale që çdo vit Grupi „RINIA“ të paraqitet me një premierë të tillë.
Në skenë më tutje janë paraqitur edhe këngëtarët si: Lumnie Ramadani, Rinor Shala e Urim Bajramaj, të cilët enkas nga Kosova kanë udhëtuar për të qenë prezent në mesin e bashkëkombësve.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër

















