Integrimi
Vogëlushi shqiptar me kancer mund të qëndrojë në Gjermani
Një lajm i mirë për familjen refugjate shqiptare Likaj në Martinshöhe: asaj i lejohet qëndrimi në Gjermani dhe në këtë mënyrë i mundësohet trajtimi mjekësor Renit 12 vjeçar, djalit të sëmurë ga kanceri.
Komisioni për raste të rënda i landit Rheinland-Pfalz ka vendosur që familja shqiptare, njëherë për njëherë mund të qëndrojë së paku edhe për një vit, shkruan swr.de. Këtë lajm e ka dhënë vetë familja ndërkohë që autoritetet për integrim dhe vetë komisioni nuk kanë dashur të deklarohen, duke respektuar parimin e mbrojtjes së të dhënave.
Djali 12 vjeçar ka një tumor malinj në syrin i cili tashmë i është nxjerrë, transmeton albinfo.ch. Në vend të syrit të vërtetë ai ka një sy qelqi, ndërsa me syrin tjetër pothuajse nuk mund të shohë fare.
Mjekët druajnë se ka rrezik qe edhe vëllai i vogël i tij të sëmuret nga kanceri. Edhe kjo ka bërë që komisioni për raste të rënda të marrë vendim pozitiv për familjen.
Ata është dashur të dëboheshin në fillim të nëntorit por si rezultat i një peticioni prej disa qindra nënshkrimesh të bashkëqytetarëve gjermanë, ne këtë rast është inkuadruar komsioni për raste të rënda i cili më ne fund ka sjellë lajmin e gëzuar.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













