E-Diaspora
Kosovarja ka ndezur dritat në Berlin
Në orën 16.45 kosovarja e ardhur si refugjate para një viti, e ka shtypur me krenari sustën para simbolit të qytetit të Berlinit, Portës së Brandenburgut
Siç ishte paralajmëruar, pasditen e të dielës janë ndezur dritat festive në sheshin «Pariser Platz» të Berlinit. Sustën e gjelbër të komandës për ndezjen e dritave të bredhit të madh ka pasur nderin ta shtypë vajza 13 vjeçe nga Kosova, Xheneta, transmeton albinfo.ch gazetat gjermane.
Pikërisht në orën 16.45 kosovarja e ardhur si refugjate para një viti, e ka bërë me krenari këtë veprim para simbolit të qytetit të Berlinit, Portës së Brandenburgut dhe me këtë është ndriçuar sheshi.
Xheneta ka ndezur dritat në praninë e kryetarit të qarkut, Christian Hanke dhe kryemenaxherit të kompanisë lekker, Michael Veit.
Vajza 13 vjeçare dhe familja e saj kishte ardhur para një viti nga Kosova dhe këtu qenë caktuar të banonin në një qendër të strehimit emergjent të CVJM. Nëna e saj do të dëshironte të punojë por nuk ka të drejtë për shkak të mungesës së dokumenteve ndërsa babai është i taumatizuar rëndë nga lufërat në ish Jugosllavi dhe në Afganistan, shkruan bz.de.
Përkundër gjendjes jo të mirë në të cilën jetonte vetë, Xheneta filloi menjëherë të ndihmojë të tjerët. Ajo e mësoi shpejt gjermanishtem dhe tash përkthen për familjet dhe fëmijët tjerë.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













