Shkurt.ch
Rroga bruto e zviceranit mesatar, 6189 franga në muaj
Në periudhën në mes vitit 2012 dhe 2014 ka pasur një rritje prej 1.2% të pagave, bën të ditur Zyra Federale e Statistikës
Dallimi në mes të rrogës më të ulët dhe asaj më të lartë në Zvicër ka shënuar një ngushtim gjatë viteve të fundit.
Paga “median” – që nënkupton atë që fitojnë shumica e të punësuarve dhe jo mesataren e nxjerrë nga llogaritja e të gjitha pagave – në Zvicër gjatë vitit 2014 ka qenë 6189 franga bruto. Ndërsa 10 % e të punësuarve kanë fituar më pak se nga 4178 franga bruto në muaj, e 10% të tjerë kanë fituar mbi 10.935 franga bruto në muaj.
Në periudhën në mes vitit 2012 dhe 2014 ka pasur një rritje prej 1.2% të pagave, bën të ditur Zyra Federale e Statistikës (BFS)
Dallimet e pagave në mes kantoneve dhe regjioneve janë të konsiderueshme. Kështu në Cyrih mesatarja, pa i llogaritur pagat e kuadrove, është 5846 franga, në Zvicrën Veriperëndimore (Bazeli e më gjerë) është 5856 franga, në Gjenevë, 5515 franga ndërsa në Tesinë, 4640 franga etj.
Siç tregojnë shifrat e prezantuara nga Zyra Federale për Statistikë, është zvogëluar edhe dallimi në mes të pagave të burrave dhe grave. Gratë në vitin 2014 në sektorin privat në Zvicër fitonin 15% më pak se burrat ndërsa në votin 2012 kjo diferencë ka qenë 19%.
Por dallimet në lartësinë e pagave në mes të gjinive varen shumë nga pozicionet. Dhe kjo nënkupton që sa më i lartë të jetë pozicioni (posti), aq më shumë ka dallime pagash në mes të meshkujve dhe femrave. Kjo shpjegohet me faktin se shumë më pak ka femra në poste të tilla se meshkuj.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












